BBCAlbanian.com
 
Botuar: E hėnė, 10 janar 2011 - 16:14 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Kalvari i viktimave afrikane tė Sinait
 

 
 
Migrantė afrikanė
Shumė prej migrantėve qė nisen pėr nė Europė nuk mbėrrijnė atje
Europa ėshtė ende njė destinacion tėrheqės pėr migrantėt e varfėr afrikanė qė janė tė pėrgatitur tė rrezikojnė jetėn e tyre nė udhėtime tė rrezikshme pėrmes detit Mesdhe.

Shumė prej tyre nuk arrijnė tė shkojnė larg dhe e gjejnė veten tė zėnė peng nė shkretėtirėn e gjerė egjiptiane tė Sinait.

Gjatė kohės qė ata gjenden atje, trafikantėt e qėnieve njerėzore, fitojnė mijėra dollarė dhe nė disa raste i pėrdhunojnė dhe abuzojnė kėta migrantė.

BBC u takua me trafikantė dhe viktima gjatė kėtij udhėtimi tė rrallė.

Takim nė errėsirė

Takimi i parė sekret bėhet natėn. Pėr rreth 1 milje ndjekim njė makinė fuoristrada Toyota, e cila na ēon nė mes tė shkretėtirės nė cepin lindor tė gadishullit Sinai.

Qielli ėshtė pėrplot me yje, ndėrsa disa kilomentra mė larg, shkėlqejnė dritat e Izraelit.

Nė kėtė kamp, ku shihen tė parkuara katėr makina tė mėdha kemi ardhur pėr tė biseduar me trafikantėt, njerėz qė i pėrkasin fiseve beduine e qė trafikojnė qindra e mijėra afrikanė nė anėn tjetėr tė kufirit nė Izrael.

Tė ulur pėrreth zjarrit pesė beduinė tymosin cigare e pinė ēaj me gota tė vogla.

Ata nuk nxitojnė tė flasin dhe sjellin dy afrikanė tė rinj qė janė nga Eritrea.

Njėri prej tyre quhet Amar dhe ėshtė vetėm 15 vjeē.

Pasi bisedojmė me tė, bėhet menjėherė e qartė qė ai mbahet peng.

Kur pyetet pėrse nuk shkon nė Izrael, ai thotė se nuk ka para.

Ndėrsa kur e pyesim se sa para kėrkojnė beduinėt, ai tregon se i vėllai ka marrė nė telefon pėr t'i thėnė se mund tė dėrgojė dymijė dollarė.

Ata tani pėrpiqen tė bėjnė njė marrėveshje.

Beduinėt e pranojnė se kanė dėgjuar se disa trafikantė tė tjerė i dhunojnė migrantėt, por thonė ata thonė pėr veten se nuk pėrdorin dhunė.

Ata thjesht refuzojnė t'i kalojnė migrantėt nė anėn tjetėr tė kufirit, nėse ata nuk paguajnė.

"Shpesh afrikanėt nuk kanė para dhe ne na duhet t'i ushqejmė ata. Nga 30 ndoshta vetėm dhjetė mund tė paguajnė. Nė kėtė lloj situate ne humbasim para," thotė njė prej beduinėve.

Vuajtjet vazhdojnė
Sinai
Sinai ėshtė njė vend i madh ku nuk fuksionojnė ligjet

Nga shkretėtira e Sinait shkojmė nė Tel Aviv.

Qindra migrantė nga Eritrea, Etiopia dhe Sudani mblidhen nė njė klinikė tė qytetit qė drejtohet njė grup qė quhet Physicians for Human Rights (mjekė pėr tė drejtat e njeriut).

Nė kėtė strehė, fillon tė dėgjosh pėr tmerret qė kanė kaluar migrantėt afrikanė nė duart e trafikantėve.

Njė vajzė e re nga Etiopia pranon tė flasė. Atė e quajmė Amira pasi ajo nuk pranon tė japė emrin e vėrtetė.

"Na u tha qė tė paguajmė dymijė dollarė, por kur shkuam nė Sinai filluan tė na rrahin dhe na bėnė qė tė pranojmė tė paguajmė tremijė dollarė. Ata na lanė zhveshur nėn diellin e shkretėtirės", tregon Amira.

Burrat u detyruan qė tė shikonin se si gratė e tyre pėrdhunoheshin para syve tė tyre.

Amira tregon se si trafikantėt mund ta merrnin para makinės dhe bėnin ēfarė tė donin, vuajtje kėto qė ishin shumė tė rėndė edhe pėr tė shoqin.

Nga dėshpėrimi bashkėshorti i Amirės u sėmur dhe vdiq, por ai nuk ėshtė i vetmi.

"Tė gjithėve u kishte ikur mendja prej frikės. Nuk vdiq vetėm im shoq", tregon ajo, "por edhe gjashtė burra tė tjerė. Nuk arrita ta varros tim shoq", thotė duke qarė Amira.

Histori si kjo e Amirės nuk janė raste tė izoluara. Ran Cohen drejtor i grupimit Mjekėt pėr tė Drejtat e Njeriut thotė se po dokumentojnė gjithnjė e mė shumė raste tė dhunės sistematike tė kryer prej trafikantėve:

"Gratė pėrdhunohen. Burrat nė shumė raste varrosen nė rėrė dhe lihen atje pėr ditė tė tėra. Kėtu kemi njerėz qė kanė kaluar trauma. Gratė kanė nevojė pėr aborte. Gjashtė muajt e fundit kemi ēuar nė spital mė shumė se 100 gra pėr aborte, pėr shkak tė abuzimeve seksuale nė Sinai", thotė Ran Cohen.

Mė shumė se njėmijė afrikanė kalojnė ēdo muaj shkretėtirėn pėr nė Izrael.

Sinai ėshtė njė vend i madh dhe qė nuk fal.

Atje nuk ka ligje dhe askush nuk e di sesa migrantė afrikanė mbahen peng, pėrdhunohen, vriten apo lihen tė vdesin nė shkretėtirė.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>