BBCAlbanian.com
 
Botuar: E hënë, 10 janar 2011 - 15:10 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Votimet do të përsëriten në Mitrovicë
 

 
 
Arkiv
Zgjedhjet do përsëriten në gjithë komunën
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për pësëritjen e votimeve në gjithë komunën e Mitrovicës, pas një urdhërese të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Rivotimi në komunën e Mitrovicës do të bëhet më 23 janar, ka bërë të ditur kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

Sipas saj, nga 32 qendra votimi sa numëron kjo komunë, në 24 sosh janë shfaqur parregullsi në ditën e zgjedhjeve më 12 dhjetor të vitit të kaluar.

Përsëritja e zgjedhjeve pasoi një vendim-urdhëresë të Gjykatës Supreme e cila mori parasysh ankesën e Lëvizjes Vetëvendosja për parregullsi të shumta në ditën e zgjedhjeve, ankesë kjo që nuk u miratua fillimisht nga një Panel Zgjedhor i Ankesave.

Vendimi i KQZ-së për përsëritje të votimeve në Mitrovicë erdhi vetëm një ditë pas përfundimit të procesit të rivotimit të tërësishëm në tri komuna në Kosovën Qendrore dhe Perëndimore dhe të pjesshëm në dy komuna të tjera, Lipjan e Malishevë.

Rivotimi në Drenas e Skënderaj, dy komuna mbështetëse të fuqishme të PDK-së së kryeministrit Thaçi dhe në Deçan në Kosovën Perëndimore, u cilësua si i qetë megjithëse vëzhguesit e pavarur njoftuan për një numër parregullsishë, përfshirë edhe votimet familjare. Një numër partishë politike kanë paraqitur ankesat e tyre pas procesit të rivotimit.

Ndërkohë, bazuar në rezultatet paraprake të KQZ-së, duke mos e përfshirë edhe komunën e Mitrovës, PDK e kryeministrit Thaçi, pas votimit të përsëritur 9 janarit udhëheqë me 32 për qind, një përqindje kjo pak më e ulët në krahasim me rezultatet paraprake të dhëna pas përfundimit të zgjedhjeve në 12 Dhjetor.

LDK-ja ka rritur rezultatin e saj pas votimit të së dielës, duke shënuar 24.7 për qind, ndërkaq që forca e tretë është radhitur Lëvizja Vetëvendosja me 12.6 për qind.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka arritur të mbledhë 11.2 për qind të votave, ndërkohë LDD e Nexhat Daci dhe Fryma e Re, parti kjo e re në Kosovë, nuk kanë arritur ende që të kalojnë pragun zgjedhor prej 5 për qind.

Megjithatë rivotimi në Mitrovicë pritet që ta ndryshojë edhe më shumë rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë.

Ai do të ndikojë që procesi i krijimit të institucioneve të reja të Kosovës të shtyhet edhe për së paku një muaj.

 
 
LOKALE
Më pak votues në rivotimet në Kosovë
10 janar 2011 | Faqja Kryesore
PE-Procesi zgjedhor me defekte serioze
10 janar 2011 | Faqja Kryesore
Votuesin dalin në rivotime në Kosovë
09 janar 2011 | Faqja Kryesore
Rivotimet ne Kosovë
08 janar 2011 | Faqja Kryesore
Feith vlerëson rëndësinë e zgjedhjeve
07 janar 2011 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>