|
Kroacia dhe marrėdhėnia e saj me BE-nė
|
|||||||||||||||||||||||
Kėtė vit, Kroacia shpreson tė pėrfundojė negociatat pėr anėtarėsi nė BE dhe tė nėnshkruajė traktatin e pranimit.
Vendi mė pas shpreson tė bėhet anėtari i 28 i BE-sė rreth 2012 ose nė fillim tė 2013. Por Kroacia ka probleme. Shumica e sondazheve tregojnė mungesė pėrkrahje serioze tė kroatėve tė zakonshėm pėr t'ju bashkuar bllokut evropian. Po pse euro skepticizmi ka infektuar Kroacinė dhe sa serioze ėshtė kjo. Korrespondenti i BBC, Mark Lowen vizitoi kėtė republikė ish jugosllave dhe fillimisht shkoi nė fermėn e Mario Pecnik dhe bashkėshortes sė tij qė ruajnė njė traditė kroate. Pėr vite tė tėra, ata kanė prodhuar specialitetin mė tė famshėm tė zonės, njė lloj djathi. Por Marios kohėt e fundit i ėshtė dashur tė shpenzojė mbi 70 mijė dollarė pėr tė blerė pajisje tė reja qė tė plotėsojė standartet evropiane qė tė marrė subvencione. Tė gjitha kėto janė pjesė e pėrgatitjeve tė Kroacisė pėr anėtarėsi nė BE. Mario thotė se ndėrsa ai ka patur mundėsi ta pėrballojė njė gjė tė tillė, ka prodhues tė tjerė qė nuk munden. Dhe kjo ėshtė ēka po prek pikėpamjet e njerėzve pėr BE-nė.
"Ishte vėrtet njė shok i madh kur ne kuptuam se ēfarė duhej ndryshuar. Pėr ne i ka pėrmirėsuar gjėrat, por prodhues mė tė vjetėr dhe mė tė vegjėl nuk e kanė pranuar kėtė gjė mirė dhe nuk duan tė adoptohen, kėshtu qė biznesi i tyre do shkatėrrohet. Kėshtu qė e kuptoj mjaft mirė zemėrimin qė kanė me kėrkesat e BE-sė." Sondazhe tė kohėve tė fundit tregojnė se pėrkrahja pėr anėtarėsi ėshtė mė e ulta. Sipas njėrės, vetėm 38% e kroatėve do tė votojnė pro bashkimit. Njė tjetėr tregon se vetėm 26% mendojnė se ėshtė ide e mirė, megjithėse qeveria citon njė sondazh mė nė favor.
"Po tė ishim anėtarėsuar sė bashku me grupin e dhjetė vendeve nė 2004, pėrkrahja do tė ishte mė e madhe. Pėr njė votues ėshtė pak e vėshtirė tė jetė entuziast kur ka patur kaq shumė shtyrje dhe data tė tejzgjatura." Arsye tė tjera gjithashtu mendohet se janė pas euroskepticizmit. Shumė njerėz nuk janė tė informuar mbi atė se ē'do tė thotė BE dhe pėr kėtė arsye delegacioni i BE-sė nė Zagreb ka ngritur njė qendėr informacioni. Ėshtė gjithashtu ndjenja se kroatėt luftuan pėr shtetin e tyre tė ndarė nė vitet 90 dhe shumė e kanė tė vėshtirė tė pranojnė njė koncept transkombėtar. Disa tė tjerė janė tė zemėruar me kushtet e forta vėnė Kroacisė pasi Rumania dhe Bullgaria u panė si vende tė pėrshtatshme pėr t'u anėtarėsuar mė herėt. Por analisti politik, Viseslav Raos, thotė se ėshtė dhe faji i BE-sė. "Shtetasit kroatė po shohin nė TV ēfarė po ndodh nė Francė, nė Irlandė dhe Greqi. Ata e dinė se BE nuk ėshtė ilaē shėrues pėr gjithė problemet ekonomike dhe sociale. Kėshtu qė vetė BE ėshtė nė njė lloj krize dhe kjo reflektohet nė anėtarėsimin e Kroacisė." Ndėrkohė nė tregun e fruta zarzavateve, opinionet janė tė ndryshme. "Mendoj se mund tė mbijetojmė pa BE. Ne mbijetuam deri mė sot, pse jo nė tė ardhmen? " "Njerėzit duhet tė jenė tė edukuuar mė mirė pėr BE dhe tė gjitha pėrfitimet e tjera. Ėshtė shansi ynė qė tė pranojmė tė gjitha standartet qė janė tė pėrbashkėta pėr komunitetin evropian." "Mendoj se Kroacia nuk duhet tė anėtarėsohet nė BE pasi kjo do tė na sjellė kosto tė shumta dhe ligje jo tė mira pėr ne." Qeverisė i kanė mbetur vetėm disa muaj para referendumit. Por duket se koha po ikėn pėr tė shitur projektin e BE-sė tek ky komb krenar dhe konservator. |
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||