|
Marine Le Pen nė gjurmėt e tė atit ultranacionalist
|
|||||||||||||||||||||||
Partia franceze e ekstremit tė djathtė, Fronti Nacional pritet tė zgjedhė presidentin e ri kėtė muaj.
Udhėheqėsi aktual i Frontit Nacional, Jean-Marie Le Pen, - qė garoi nė raundin e dytė tė zgjedhjeve presidenciale ndaj presidentit nė largim Jacques Chirac ne 2002, - po largohet nga posti. Fushata e brendshme pėr tė zgjedhur liderin pėrfundon me votėn e 75000 anėtarėve tė partisė. Pėr kreun e partisė, kandidojnė Bruno Gollnisch, qė ka qėnė pėr pak kohė lideri i nje grupi tė ekstremit tė djathtė brenda Parlamentit Europian dhe Marine le Pen, vajza e vogėl e Jean-Marie. Pėr dyzet vjet Jean Marie Le Pen ka sunduar njė prej lėvizjeve mė tė suksesshme dhe mė tė frikshme ultranacionaliste nė Europė. Nė 2002 ai shokoi Francėn duke kaluar nė raundin e dytė tė zgjedhjeve presidenciale. Sot nė moshėn 82 vjeēare, babai i partisė ėshtė gati tė largohet dhe ai po mbėshtet tė bijėn, Marine si pasuesen e tij. "Politika mė ka pėrpirė, dėshira pėr tė vazhduar luftėn e tim eti, pėr tė vazhduar luftėn e tij pėr francezėt dhe Francėn, sepse nėse ne nuk e bėjmė kėtė, nuk mendoj se mund ta bėjė dikush tjetėr", ka deklaruar Marine Le Pen. Marine, nuk ėshtė Zhan D'Ark, simboli i adoptuar nė emblemėn e partisė. Ajo vishet me xhinse, ėshtė divorcuar dy herė, nėnė e tre fėmijėve, ėshtė pro abortit dhe nuk ka qėnė prioritet i ultra-katolikėve. Ata qė e kanė takuar Marine Le Pen pajtohen se ajo ėshtė shumė tėrheqėse dhe ėshtė e vėshtirė tė mos e pėlqesh, cilėsi kėto qė e bėjnė atė politikane tė shkėlqyer. Nonna Mayer ėshtė eksperte e politikės sė ekstremit tė djathtė nė Universitetin Sciences Po nė Paris. "Ajo i pėrket brezit tė saj dhe nuk ka nostalgji pėr Luftėn e Dytė Botėrore," thotė zonja Mayer. "Ajo nuk ka nostalgji pėr debatin e gjatė pėr Algjerinė franceze. E gjithė kjo ėshtė nė tė kaluarėn. "Ajo shikon pėrpara dhe ka tė njėjtat ide si babai i saj pėr ierarkinė, pabarazinė, dy llojė shtetasish, francezėt e vėrtetė dhe pjesa tjetėr." "Kjo ėshtė kundėr parimeve tė Republikės Franceze, por ajo i pėrmbledh ato njė mėnyrė mė tė mirė dhe tė butė. Ajo ėshtė mjaft popullore dhe mediatike," thotė Nonna Mayer. Pengesa e Marinės Ai qė ėshtė pengesė pėr Marine Le Pen quhet Bruno Gollnisch, i cili ka qėnė prej vitesh dora e djathtė e kreut Jean Marie Le Pen. Disa thonė zoti Mister Gollnisch i takon pjesės sė vjetėr tė partisė, ndėrsa Marine tendencave tė reja. Megjithatė pėr ēėshtje si emigracioni idetė e tyre janė gati tė njėjta. "Politika jonė tani ėshtė qė tė ndalet dhe, nėse ėshtė e mundur, tė ndryshohet tendenca e imigracionit masiv nė vendin tonė dhe kjo tė bėhet me vendosmėri, por nė mėnyrė paqėsore." "Ne jemi nė favor tė preferencave kombėtare. Ne nuk mendojmė qė francezėt do tė preferonin qė t'u jepeshin tė huajve shtėpitė, vendet e punės, ndihmat sociale, shkollat e tė tjera si kėto," thotė Bruno Gollnisch. Skenari qė i druhen kundėrshtarėt e Frontit Nacional, ėshtė qė njė prej kėtyre dy kandidatėve tė pėrparojnė nė zgjedhjet presidenciale tė vitit tė ardhshėm, nė kurriz tė presidentit gjithnjė e mė pak popullor Nicolas Sarkozy. Nė vitin 2002, kur Jean Marie Le Pen mori 17 pėr qind tė votave, votuesit e qendrės sė majtė votuan pėr presidentin nė largim Jacques Chirac. Nėse do tė pėrballen me tė njėjtin skenar, a do tė jenė gati zgjedhėsit e qendrės sė djathtė qė tė votojnė pėr njė kandidat tė krahut tė majtė? Marine Le Pen nuk mendon se ata do ta bėjnė kėtė. Nė tė kaluarėn Fronti Nacional ishte i kėnaqur si njė parti e skajshme. Marine ka ide shumė tė ndryshme dhe beson se batica politike nė Europė po lėvizė nė anėn e tyre. "Fitorja e zgjedhjeve presidenciale ėshtė qėllimi i ēdo partie politike pėr tė ardhur nė Paris e zbatuar kėto ide", thotė Marine Le Pen. Nė zgjedhjet e 2002 pati protesta nė rrugė ku shprehej indinjata pėrpara raundit tė dytė tė zgjedhjeve presidenciale, si edhe njė lėvizje shumė popullore kundėr Frontit Nacional. Nonna Mayer, nga universiteti Sciences Po nė Paris, ėshtė e bindur se e njėjta gjė mund tė ndodhė pėrsėri, nėse Marine pėrsėrit suksesin e tė atit. "Pėrsa i takon Marine Le Pen duhet tė mos harrojmė se megjithėse ajo pėrfaqėson njė ekstrem tė djathtė mė tė butė sesa i ati, ajo pėrsėri shihet nga shumica e francezėve si mishėrimi i ekstremit tė djathtė." "Ende Fronti Nacional shihet nga mė shumė se gjysma e votuesve si njė rrezik pėr demokracinė", thotė Nonna Mayer. Njė sondazh i fundit sugjeron se Marine mund tė dalė e treta vitin e ardhshėm me 13 pėr qind tė votave. Ky rezultat ėshtė mė i mirė sesa i sondazheve pėr tė atin nė 2001. Nė kohėn qė presidenti Sarkozy duket se ka ngecur nė vend dhe kur qendra e majtė ėshtė e shėnuar nga ngatėrresat, Marine Le Pen mund tė bėhet njė kundėrshtare e rrezikshme. |
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||