|
Pasqyra e shtypit britanik
|
|||||||||||||||||||||||
E pėrditshmja britanike, Guardian hapet me njoftimin se rreth 100 mijė punonjės tė sektorit publik kėtu pas Krishtlindjeve do tė dėgjojnė lajme tė kėqija:
se kanė humbur vendet e punės.
Ky sektor, do tė ndjejė i pari efektin e masave shtrėnguese tė njoftuara nga qeveria nė muajin tetor pėr tė luftuar deficitin buxhetor. Nė faqet e brendshme gazeta njofton ndėrkohė se numri i tė papunėve nė vend ka kapur 2.5 milionėshin dhe shton se sipas analistėve, papunėsia gjatė dy viteve tė ardhshme do tė kapė 3 milionėshin. Times shkruan se edhe papunėsia nė vend ka arritur nivelin mė tė lartė tė 16 viteve tė fundit. Financial Times vazhdon tė ndjekė zhvillimet ekonomike nė eurozonė. FT shkruan se nė prag tė samitit tė BE-sė qė i fillon punimet t;enjten nė Bruksel, kancelarja gjermane Merkel ėshtė kritikuar ashpėr pėr "dėmin qė i ka bėrė reputacionit tė Gjermanisė para partnerėve evropiane me qėndrimin e saj "tė pavendosur dhe jo-evropian" nė ēėshtjen e borxheve tė eurozonės. Gazeta njofton se Portugalia ka miratuar njė paketė refomash ekonomike, e cila synon qė t'u japė garanci partnerėve evropianė se qeveria po regaon ndaj presionit qė po i bėhet pėr tė forcuar ekonominė. Gazeta shton se ky fakt do t'i japė kryeministrit portugez argumenta pėr tė prezantuar para udhėheqėsve tė BE-sė nė samit, ku mes tė tjerave, priten tė merren masa pėr tė mos lejuar pėrhapjen e krizės sė borxheve nė Portugali dhe Spanjė. Daily Telegraph shkruan se pas njoftimit tė njėrės prej agjensive kryesore qė bėjnė klasifikimin e vendeve nė bazė tė aftėsisė sė tyre pėr tė paguar huatė, pėr mundėsinė e uljes nė klasifikim Spanjėn, ka shtuar frikėn rreth krizės sė borxheve tė eurozonės. FT shkruan pėr zhvillimet politike nė Itali, pasi kryeministri Berlusconi i mbijetoi mocionit tė mosbesimit. Nė njė korrespondencė nga Roma, gazeta njofton se disa udhėheqės tė opozitės kanė nisur pėrpjekjet e para zyrtare pėr krijimin e njė aleance centriste kundėr Berlusconit. Nė njė deklaratė pėr shtyp, njofton gazeta, ata thanė se pėrfaqėsojnė mbi 100 deputetė tė parlamentit dhe do tė pėrgatisin njė platformė tė pėrbashkėt pėr zgjedhjet vendore nė pranverė. "Tragjedia qė turpėron australinė", ky ėshtė titulli me tė cilin hapet Independet, duke iu referuar mbytjes sė tė paktėn 27 azilkėrkuesve nė brigjet e Australisė. Gazeta thotė se pėr tragjedinė, ėshtė bėrė fajtore politika e vijės sė ashpėr qė ndjek Australia ndaj refugjatėve. Dhe tė gjitha gazetat britanike botojnė njoftimin se themeluesi i rrjetit social Facebook nė internet, ėshtė shpallur personaliteti i vitit nga revista amerikane Time. Guardian njofton se nė garė pėrveē 26 vjeēarit miliarder, ishin Lėvizja Tea Party, presidenti afgan, Karzai, themeluesi i Wikileaks dhe 33 minatorėt kilianė qė u nxorrėn me sukses nga nėntoka. |
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||