BBCAlbanian.com
 
Botuar: E hënë, 13 dhjetor 2010 - 11:42 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Pjesëmarrje më e lartë e serbëve
 
Zgjedhjet në Kosovë
Ivanoviq tha se interesimi i votuesve serbë për këto zgjedhje ishte dukshëm
Sekretari shtetëror në Ministrinë Serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviq, ka thënë se pjesëmarrja e serbëve në zgjedhjet e Kosovës, ka qenë më e lartë se sa që pritej.

Ai i referohet daljes në votime të serbëve në jug të lumit Ibër, ndërsa duke folur për veriun e Kosovës, zoti Ivanoviq tha se serbët atje kanë treguar edhe një herë se nuk janë të interesuar për zgjedhjet e Kosovës dhe kanë respektuar qëndrimin e autoriteteve të Serbisë.

Zyrtari serb tha se ishte e qartë se interesimi i votuesve serbë për këto zgjedhje ishte dukshëm më i madh krahasuar me zgjedhjet para pavarësisë.

Ndërkohë kryetari i Partisë Liberale Serbe, Slobodan Petroviq mbrëmë në Gracanicë ka thënë se partia ka marrë më së shumti vota nga trupi votues serb. Kjo parti ka qenë pjesë e institucioneve të Kosovës.

Sipas zotit Petroviq nga rreth 22 mijë votues serbë, Partia Liberale Serbe ka marrë mbi 13 mijë vota.

Por disa subjekte serbe kanë kontestuar këtë rezultat.

Bartësja e Listës së Përbashkët Serbe, Rada Trajkoviq e ka akuzuar Partinë Liberale Serbe për keqpërdorim të rëndë të votave.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>