BBCAlbanian.com
 
Botuar: E hėnė, 13 dhjetor 2010 - 14:01 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Akuza pėr shpėrdorim votash nė Kosovė
 
Kryeministri Thaēi shpall fitoren e partisė sė tij
Partitė kryesore kundėrshtojnė deklarimin e fitores nga PDK-ja
Partitė kryesore politike pjesėmarrėse nė zgjedhjet nė Kosovė kanė hedhur poshtė deklarimin e fitores nga kryeministri Hashim Thaēi I Partisė Demorkatike tė Kosovės (PDK).

Nė njė tubim me pėrkrahėsit e partisė sė tij, zoti Thaēi, e ka cilėsuar fitoren e partisė si tė "thellė dhe bindėse" nė shumicėn e qyteteve tė Kosovės.

Pėrfaqėsues tė partive kosovare e kanė kontestuar rezultatin dhe duke numėruar parregullsi tė shumta.

Sekretari i pėrgjithshėm i Lidhjes Demoratike tė Kosovės (LDK), Ismet Beqiri, i ka thėnė BBC-sė se fitorja e deklaruar nga zoti Thaēit ėshtė "shumė e parakohshme" dhe se sipas tė dhėnave qė disponon LDK-ja, "ajo ėshtė nė avantazh nė krahasim me PDK-nė".

Zoti Beqiri tha se ka pasur njė manipulim nė shkallė tė gjerė tė votės nė dy komunat e rajonit tė Drenicės, Drenas dhe Skėnderaj, qė janė bastione tė PDK-sė.

Ai bėri tė ditur se LDK-ja po pret rezultatin zyrtar tė zgjedhjeve dhe akoma nuk ka njė qėndrim se si do tė veprojė.

Nėnkryetari i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės (AAK), Blerim Shala, tha qė njė trend i tillė i manipulimit tė votės ėshtė parasikuar qė mė parė kur AAK-ja kishte tėrhequr vėrejtjen se nėse zgjedhjet do tė organizoheshin nė rrethana tė tilla, do tė kishte njė pėrpjekje pėr "njė inxhiniering zgjedhor pėr tė paracaktuar dhe fabrikuar rezultatin final nė favor tė partisė sė Hashim Thaēit qė drejtoi qeverinė mė tė keqe nė Kosovėn e paslufės".

"Jo vetėm Aleanca, por edhe partitė tjera tashmė janė shumė tė shqetėsuara pėr gjithēka qė ka ndodhur nė Drenicė," ėshtė shprehur zoti Shala.

Lėvizja Vetvendosja, qė konsiderohet si a papritura mė e madhe e zgjedhjeve, po tė kihen parasysh rezultatet paraprake jozyrtare, pretendon se ka pasur manipulime dhe kėrkon pėrsėritje tė zgjedhjeve nė zonat e prekura.

Njėri nga drejtuesit e lėvizjes Vetėvendosja, Glauk Konjufca, ka vlerėsuar nė njė intervistė pėr BBC-nė se rezultati i publikuar deri tani manifeston njė rezultat "me shumė manipulime", qė ėshtė parė posaēėrisht nė pjesėn qėndrore tė Kosovės.

"Ne besojmė se rezultati zgjedhor nė disa vendvotime duhet tė anulohet plotėsisht dhe ne do tė insistojmė qė tė shfrytėzojmė gjithė mundėsitė qė i kemi, qė kjo edhe tė ndodhė," tha ai.

"Sipas tė dhėnave qė kemi ne, Vetėvendosja ka njė rezultat shumė mė tė madh nga ai qė ka dal nga Demokacia nė Veprim, por qė ne do tė presim rezultatin zyrtar nga KQZ-ja dhe tek atėherė do tė definojmė hapat tonė," tha zoti Konjufca.

Nėnkryetarja e Aleancės Kosova e Re (AKR) , Mimoza Kusari-Lila ka thėnė se pavarėsisht rezultateve "tė pasakta dhe manipulative" mund tė pritet qė PDK-ja tė jetė e para nė kėto zgjedhje, por jo me njė rezultat tė thellė siē ka thėnė Hashim Thaēi - kjo edhe pėr shkak "tė manipulimeve qė janė bėrė nga partia e tij".

"Ne jemi tė gatshėm tė nisim procesin e ankimimeve jo vetėm pėr rezultatin e zgjedhjeve, por edhe pėr mėnyrėn se si ėshtė votuar nė Skėnderaj dhe nė Drenas," tha ajo.

"Ne do tė kėrkojmė qė tė pėrsėriten votimet nė kėto dy komuna megjithėse qysh tash e kemi tė qartė se edhe nė rast tė pėrsėritjes sė votimeve atje, prapė do tė kishim manipulim tė votave sepse ato do tė organizoheshin nga tė njejtit njerėz", tha zonja Kusari-Lila.

Keqpėrdorimet e pretenduara kanė qenė shkaku kryesor qė rrjeti i organizatave joqeveritare qė ka vėzhguar zgjedhjet, Demokracia nė Veprim" tė ndėpresė numėrimin e votave nė Skėnderaj dhe nė Drenas.

Drejtuesit e kėtij rrjeti, kanė thėnė se ka pasur raste kur nė vendvotime tė caktuara janė evidencuar tė kenė votuar 98 pėrqind e elektoratit dhe tė gjithė kėta ta kenė votuar vetėm njėrėn parti politike.

Vėzhguesit e Parlamentit Evropian ndėrkaq kanė thėnė se ankesat serioze pėr mashtrim tė votave nė Skėnderaj dhe nė Drenas duhet tė shqyrtohen nga Komisioni Qėndror i Zgjedhjeve pėr tė siguruar transparencė nė procesin zgjedhor, ndėrsa kanė nxitur partitė politike qė tė ndjekin rrugėn ligjore pėr kėtė ēėshtje, nė mėnyrė qė tė sigurojnė ndėshkimin e keqpėrdoruesve tė mundshėm tė votave.

 
 
LOKALE
Pjesėmarrje mė e lartė e serbėve
13 dhjetor 2010 | Faqja Kryesore
Nė foto: Kosova voton
13 dhjetor, 2010 | Fotogaleri
KQZ: Mė pak se gjysma dolėn nė zgjedhje
12 dhjetor 2010 | Faqja Kryesore
PDK kryeson ndėrsa numėrohen votat
12 dhjetor 2010 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>