|
Kėrkesat e personave me aftėsi tė kufizuar
|
|||||||||||||||||||||||
Nė botė 3 dhjetori ėshtė Dita e Ndėrkombėtare e njerėzve me aftėsi tė kufizuara.
Sipas OJQ-ve nė Maqedoni qė merren me tė drejtat e kėtyre njerėzve ata jo gjithmonė marrin ndihėn e nevojshme. Sipas disa vlerėsimeve nė Maqedoni ka rreth 30 mijė njerėz qė konsiderohen se kanė nevoja tė posaēme. Njė prej tyre ėshtė edhe Luljeta Klica, ajo ėshtė pėrkthyese. Zonja Klica e konsideron veten tė privilegjuar qė punon dhe kontribuon nė shoqėri, por thotė se ka kaluar periudha tejet tė vėshtira nė jetė, qė tė arrijė njė status shoqėror, ku tė ndihet e vlerėsuar. Nazim Rashidi bisedoi me znj. Klica, e cila nė fillim shpreh pakėnaqėsi qė shoqėria kujton njerėzit me nevoja tė posaēme vetėm nė ditė tė caktuara. Klica: Kur vjen njė ditė dhe datė e shėnuar vetėm atėherė tė gjithė bėjnė ndonjė debat, ka ndonjė manifestim. Por unė pata reaguar pikėrisht pėr njė manifestim tė tillė pėr persona me nevoja tė posaēme. Ishte e tmerrshme, ishin tė ftuar profesorė, psikologė por nuk kishte asnjė person, asnjė pėrfaqėsues i kėsaj kategorie. Dhe pse unė nuk dua t'i ndaj njerėzit me kategori, por ky ėshtė realiteti, na kanė kategorizuar me grupe. Nė kėtė manifestim nuk kishte asnjė nga ky grup dhe unė isha e revoltuar. BBC: Ēfarė pėrkrahje do donit ju konkretisht? Klica: Unė falė zotit, kam njė punė dhe njė profesion qė e dua shumė. Nuk dua tė kthehem nė tė kaluarėn, sepse ka qenė shumė e dhimbshme. Kam qenė pa punė, nėnė, me mbėshtetje minimale financiare, shumė e vėshtirė pėr tė mbijetuar. Kam hasur nė barriera tė paparashikuara, keni njė fėmijė pėr tė rritur, nuk keni mjete tė mjaftueshme, mbi tė gjitha jeni e sėmurė dhe duhet tė trokisni derė mė derė dhe nuk keni asnjė lloj pėrfillje nga autoritetet, ose tė tjerėt. BBC: Luljeta ju jeni pėrkthyese, i kontribuoni shoqėrisė, por ēfarė do donit ju qė shoqėria tė bėjė pėr njerėzit qė konsiderohen me nevoja tė posaēme? Klica: Njė gjė do doja prej shoqėrisė: Ajo qė shkruhet, ligjet e miratuara, vetėm njė pėrqindje minimale e tyre tė zbatohen nė praktikė. Tė ofrohen kushte, mundėsi, punėsime. Kishte raste kur bėheshin punėsime fiktive tė personave me nevoja tė posaēme ku u thoshin atyre rrini nė shtėpi. Por ata mundeshin tė jepmin kontributin e tyre nė shoqėri, me kėtė qasje ata sėrish abuzoheshin nė njė farė mėnyrė. Ėshtė e tmerrshme. Shoqėria duhet tė ketė mė shumė veshė pėr ne dhe tė bėjė mė shumė hapa konkrete. Nė arsim ėshtė bėrė diēka deri diku. I marrin studentėt nga shtėpia dhe i ēojnė nė fakultetet, qė ėshtė njė progres pėr vendin, kur dihet se nė ēfarė kushte jetojmė, por ka edhe shumė punė pėr tė bėrė. BBC: Ju jeni njė nėnė, a mendoni se autoritetet ju japin ndihmėn e duhur? Klica: Shteti na ofron do struktura dhe pastaj duhet disi tė gjendemi vetė, por pavarėsisht nėse na ēel atė rrugė sa duhet ose jo. Nė rastin tim, shteti si njė nėnė me nevoja tė posaēme, qė rritė njė brez tė ri, absolutisht nuk mė ka ndihmuar. Kur fillova punė aty u ndėrprenė tė drejtat e mija pėr tė pasur pėrkrahje materiale, por qoftė edhe morale. Je e zonja e vetes, i del jetės ballė dhe ty nuk tė nevojitet shteti, kjo ėshtė pėrgjigjja e tyre. Mirėpo nuk do thosha se duhet tė presim gjithmonė nga dikush gjithēka, duhet tė luftojnė vetė pėr jetėn. Unė luftoj dhe jam e lumtur, se sado qė e kam tė vėshtirė dhe sakrifikoj. Por jeta ėshtė kjo, duhet sfiduar, apo jo? |
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||