BBCAlbanian.com
 
Botuar: E mėrkurė, 01 dhjetor 2010 - 11:54 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Fillon zyrtarisht fushata zgjedhore nė Kosovė
 
Prishtina
Nė Kosovė edhe zyrtarisht fillon fushata pėr zgjedhjet e jashtėzakonshme tė 12 dhjetorit, nė tė cilat marrin pjesė 29 subjekte politike, 8 nga tė cilat i takojnė pakicės serbe.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar njė numėr tė madh tė vėzhguesve tė vendit pėr zgjedhjet, ndėrkohė qė ato do tė mbikėqyren edhe nga mbi 150 vėzhgues ndėrkombėtarė.

Nga mesnata e kaluar edhe zyrtarisht tė gjitha forcat politike nė Kosovė kanė filluar fushatėn parazgjedhore pėr zgjedhjet e 12 Dhjetorit, e cila kėtė vit do tė zgjas vetėm dhjetė ditė.

Njė numėr i subjekteve politike, nga 29 syresh sa marrin pjesė nė zgjedhjet e jashtėzakonshme, kanė vendosur, qė nga e mėrkura, posterėt e kandidatėve tė tyre pėr deputetė, nė qytetet e Kosovės.

Janė afro 1300 kandidatė tė partive politike qė do tė garojnė pėr deputetė tė Kuvendit, i cili numėron 120 vende, nga tė cilat 20 janė tė ndara pėr pakicat nė Kosovė.

Tė paktėn 8 subjekte politike nga radhėt e pakicės serbe janė regjistruar tė marrin pjesė nė zgjedhjet e dhjetorit, pavarėsisht nga thirrjet e Beogradit zyrtar pėr tė mos marrė pjesė pėr shkak tė, siē thuhet, “mos pjekjes sė kushteve”.

Autoritetet e Kosovės thonė se do tė bėjnė pėrpjekje pėr tė hapur qendrat e votimit edhe nė veriun e Kosovės, tė banuar me serbė, por kėta tė fundit kanė deklaruar se nuk do tė “respektojnė zgjedhjet e njė vendi tė huaj pėr ta”.

Ndėrkohė, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotė se ka kryer tė gjitha pėrgatitjet pėr zgjedhjet dhe se ka regjistruar njė numėr tė madh tė vėzhguesve vendorė.

Zgjedhjet e 12 dhjetorit pritet tė vėzhgohen edhe nga mbi 150 vėzhgues ndėrkombėtarė tė njė rrjeti evropian tė organizatave monitoruese tė zgjedhjeve.

Autoritetet ndėrkombėtare dhe ato vendore kanė bėrė thirrje pėr zgjedhje tė lira dhe tė drejta duke i cilėsuar zgjedhjet e dhjetorit si sfidė pėr vendin.

Drejtues tė institucioneve nė Kosovė kanė kėrkuar respektimin e Kodit tė Mirėsjelljes pėr Zgjedhjet qė mundėson, siē thuhet, njė klimė tė tolerancės demokratike.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>