BBCAlbanian.com
 
Botuar: E martė, 30 nėntor 2010 - 12:54 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Zgjedhjet e Kosovės - tė huaja pėr serbėt
 

 
 
Pamje nga Mitrovica
Atmosfera parazgjedhore nuk ndjehet nė veri tė Mitrovicės

Atmosfera parazgjedhore nė tė cilėn ka hyrė Kosova, nuk ndjehet edhe nė veri tė Mitrovicės.

Serbėt qė pėrbėjnė shumicėn e popullsisė nė kėtė pjesė tė vendit, kanė bojkotuar nė vazhdimėsi zgjedhjet e Kosovės dhe kėtė praktikė duket qė do ta ndjekin edhe kėtė herė.

Ata thonė se nuk do tė dalin nė zgjedhje qė i organizon njė shtet, tė cilin ata nuk e njohin.

“Unė mendoj se pėr ne kėto zgjedhje janė tė paligjshme, sepse shteti i Kosovės nuk ėshtė njohur ende ndėrsa qeveria jonė i ka sugjeruar nė veēanti qytetarėt nė veri qė tė mos dalin nė kėto zgjedhje”, thotė pėr BBC-nė, Milija Sekuloviq, ekonomist nė Jugobankė.

“Nė veri tė Kosovės edhe mė tutje funksionon shteti i Serbisė. Ne pėr kėto dhjetė vjet nuk kemi vėrejtur kurrfarė pranie tė shtetit shqiptar apo ndonjė shteti tjetėr”, shton ai.

Qė nga pėrfundimi i luftės mė 1999, serbėt nė veri tė vendit kanė jetuar tė izoluar nga pjesa tjetėr e Kosovės. Prishtina zyrtare nuk ka arritur tė shtrijė pushtetin e saj mbi kėtė pjesė tė territorit, as pas shpalljes sė pavarėsisė nė shkurt tė vitit 2008.

Serbėt e veriut kanė mbajtur lidhje tė forta me Beogradin jo vetėm nė aspektin politik por edhe nė atė praktik. Ata kanė marrė paga nga buxheti i Serbisė, janė pajisur me dokumente identifikimi serbe, ndėrsa tė gjitha institucionet kanė funksionuar sipas kushtetutės dhe ligjeve tė Serbisė.

Dushan Janiēijeviq ėshtė menaxher i kafeterisė Ambienti nė veri tė Mitrovicės. Gjatė bisedės qė zhvilluam me tė nė kėtė lokal, ai i referohej Kosovės si pjesė e Serbisė.

“Ne thjesht konsiderojmė se jemi pjesė e Serbisė dhe do tė pėrpiqemi qė gjithnjė tė jemi pjesė pėrbėrėse e saj. Kemi njė situatė delikate, kur ky i ashtuquajtur shtet i pavarur i Kosovės ėshtė pranuar nga shumė vende tjera”.

“Megjithatė ne do tė vazhdojmė tė luftojmė qė edhe mė tutje tė jemi pjesė pėrbėrėse e Serbisė dhe qė institucionet serbe tė funksionojnė edhe mė tutje kėtu”, thotė ky i ri serb.

Dushani shprehet kategorikisht kundėr daljes sė serbėve nė zgjedhjet e Kosovės.

“Sa mė pėrket mua dhe serbėve kėtu, mendoj se nuk duhet tė dalim nė ato zgjedhje, thjesht e kuptoj se dalja nė zgjedhje do tė thotė nė fakt njohje e pavarėsisė sė Kosovės, ndėrsa ėshtė e sigurtė qė ne atė kurrė nuk do ta njohim, natyrisht as Serbia dhe ky ėshtė qėndrim edhe i qeverisė serbe”, thekson ai.

Vendvotime edhe nė veri

Pavarėsisht refuzimit tė serbėve tė veriut pėr tė marrė pjesė nė zgjedhjet parlamentare, autoritetet e Kosovės kanė thėnė se me 12 dhjetor kutitė e votimit do tė hapen nė tėrė territorin.

Nė veri, disa vendvotime do tė hapen nė zonat nė popullsi tė pėrzier, ndėrsa nė zonat serbe do tė ketė ekipe lėvizėse. Ashtu si edhe nė zgjedhjet e kaluara, numri i votuesve serbė pritet tė jetė simbolik.

Njė qytetar qė nuk dėshiroi t’i pėrmendej emri, tha se do tė dilte nė zgjedhjet e Kosovės.

“Unė do tė dal tė votoj. Mendoj qė shumica e njerėzve nė veri nuk do tė dalin tė votojnė, por unė personalisht po”, thotė ai, duke shpjeguar arsyet qė e shtyjnė atė t’u drejtohet kutive tė votimit.

“Sepse nė kėtė mėnyrė do tė ndikoj nė jetėn time. Pėr mua ėshtė shumė e rėndėsishme cilėt njerėz do tė zgjidhen”, deklaroi njė banor i veriut tė Mitrovicės.

Qėndrimi i Beogradit

Njė zyrtar i qeverisė sė Serbisė, Oliver Ivanoviq thotė se pjesėmarrja e serbėve nė zgjedhjet e Kosovės nuk paraqet kurrfarė vepre kriminale dhe askush nuk do tė ndėshkohet pėr kėtė.

“Dalja nė zgjedhje, votimi apo pjesėmarrja nė ndonjė listė zgjedhore, nuk paraqet kurrfarė vepre kriminale dhe askush nuk duhet tė sanksionohet pėr kėtė. Megjithatė ata nuk do tė kenė mundėsinė qė tė mbajnė dy vende pune nė tė njejtėn kohė, sidomos nėse dikush ėshtė nė institucionet qėndrore tė Serbisė, nuk mund tė jetė edhe nė ato tė Kosovės dhe tė marrė dy paga”, tha pėr BBC-nė sekretari shtetėror nė Ministrinė Serbe pėr Kosovėn.

Oliver Ivanoviq pėrsėriti qėndrimin e qeverisė serbe se nuk ka kushte pėr pjesėmarrjen e serbėve nė zgjedhjet e pėrgjithshme tė Kosovės, tani kur siē tha ai, ėshtė njė moment delikat politik.

Pėrfaqėsimi i pakicave nė institucionet e Kosovės ėshtė i garantuar me Kushtetutė.

Nga 20 vende sa janė tė ndara nė Parlament pėr komunitetet pakicė, dhjetė i takojnė serbėve.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>