|
Shtypi pėr Wikileaks dhe Panoramėn
|
|||||||||||||||||||||||
Gazetat britanike vazhdojnė tė shkruajnė lidhur me mesazhet diplomatike amerikane tė publikuara nga faqja e internetit, Wikileaks.
GUARDIAN shkruan se "Kina ėshtė gati tė braktisė Korenė e Veriut". Kina ka dhėnė sinjale se ėshtė gati tė pranojė bashkimin e dy Koreve dhe nė mėnyrė private po e distancon veten nga regjimi. Sipas mesazheve diplomatike amerikane, zbulohet se zyrtarė tė Pekinit e shohin aleatin e tyre "si fėmijė tė pėrkėdhelur". INDEPENDENT shkruan: "Tani e morėm vesh. Amerikės nuk i interesin padrejtėsia nė Lindjen e Mesme". Kjo ėshtė pėrshtypja personale e Robert Fisk qė shkruan pėr gazetėn. Sipas tij, "nuk ėshtė se diplomatėt amerikanė nuk e kuptojnė Lindjen e Mesme, ata thjesht janė bėrė tė verbėr para padrejtėsive". Sipas shkrimit nė kėtė gazetė, mesazhet e shumta tė letėrkėmbimit diplomatik, provojnė se politika e Uashingtonit pėr Lindjen e Mesme ėshtė nė linjė me Izraelin dhe qėllimi kryesor ėshtė tė inkurajojė vendet arabe qė t'i bashkohen aleancės amerikano-izraelite kundėr Irait. Duke shkruar nė DAILY TELEGRAPH, kreu i Komisionit pėr Zbulimin dhe Sigurinė, Sėr Malcolm Rifkind, thotė se paaftėsia e atyre qė lanė gjurmėt e dokumenteve nuk justifikon Wikileaks edhe sikur pjesa mė e madhe e asaj qė qė ėshtė zbuluar deri mė sot "t'i irritojė qeveritė mė tepėr sesa t'i alarmojė". Sėr Malcolm thotė se udhėheqėsit demokratikė "duhet tė lejohen qė tė kenė dialog privat dhe tė mbrojtur" teksa pėrpiqen tė zgjidhin disa nga problemet "mė tė vėshtira qė ka njohur bota". Nė gazetėn TIMES, Ben Macintyre shkruan se nė tė ardhmen diplomatėt dhe politikanėt do ta shtypin mė tepėr butonin "fshi" pėr gjithēka qė ata konsiderojnė tė debatueshme. Tė pėrditshmet e tjera si DAILY TELEGRAPH merren me zbulimet qė kanė tė bėjnė me Dukėn e Jorkut, princin Andrew. E pėrditshmja shkruan pėr njė informacion qė ka dalė nga Wikileaks e qė tregon se si Duka e Jorkut gjatė njė darke biznesi, atakoi hapur qeverinė britanike duke pėrdorur njė gjuhė qė e habiti ambasadorin amerikan. Edhe e pėrditshmja TIMES pėrqėndrohet tek sulmi i Princit ndaj Zyrės britanike pėr Mashtrime Serioze si edhe fakti qė ai u bė pjesė e njė debati pėr francezėt dhe amerikanėt qė u banalizua. Nė zhvillime tė tjera, FINANCIAL TIMES shkruan se miliarda eurot e Bashkimit Evropian qė u premtuan pėr tė promovuar rritje ekonomike nė rajonet prekura nga kriza, nuk po lėshohen pasi qeveritė kombėtare qė ka vėshtirėsi me financat nuk mund tė gjejnė fondet e nevojshme pėr tė lėvruar kėto para. Dokumente tė brendshme nga Komisioni Evropian, qė kanė rėnė nė duart e gazetės, tregojnė se deri tani BE ka paguar vetėm 10 pėr qind tė mbi 340 miliard eurove tė premtuara nga njė fond kryesor. "Marrėzia e BBC-sė" e quan gazeta SUN programin investigativ Panorama tė ditės sė hėnė, qė ekzaminoi korrupsionin brenda FIFA-s. Gazeta beson se koha e transmetimit tė programit "duket e llogaritur pėr tė dėmtuar nė maksimun" shanset e Anglisė pėr tė organizuar Kampionatin botėror tė futbollit nė 2018. TIMES megjithatė beson se Anglia, jo vetėm qė ėshtė "kandidatura mė e mirė", por ajo gjithashtu kanė njė shtyp tė lirė "qė tė bėn krenar" dhe shpreson se FIFA do t'i vlerėsojė tė dyja kėto. |
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||