BBCAlbanian.com
 
Botuar: E hënë, 29 nëntor 2010 - 09:27 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
OSBE nuk vëzhgon zgjedhjet në Kosovë
 

 
 
Arkiv: Zgjedhjet në Kosovë
KQZ ka zgjatur afatin për regjistrim
Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) nuk do t'i vëzhgojë zgjedhjet e jashtëzakonshme të 12 Dhjetorit në Kosovë, por do të ofrojë mbështetje teknike për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Zyrtarë të këtij misioni i thanë BBC-së se roli i OSBE-së është shndërruar në një rol mbështetës dhe këshilldhënës për institucionet që organizojnë zgjedhjet në Kosovë.

Misioni i OSBE-së do të ofrojë ndihmën e tij përmes këshillave teknike për autoritetet e vendit në zgjedhjet e jashtëzakonshme të dhjetorit, në veçanti në shërbimet për votuesit dhe menaxhimin e vëzhguesve të zgjedhjeve dhe të subjekteve politike.

Zyrtarë të këtij misioni kanë përjashtuar mundësinë që OSBE të përfshihet në çfarëdo forme në organizimin ose edhe vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë, por i thanë BBC-së se ajo do të ofrojë mbështetje teknike në prodhimin e listës së votuesve dhe në trajnimin e Komisioneve për zgjedhjet.

Ata thanë se OSBE do të luaj një rol jo ekzekutiv në zgjedhjet e 12 Dhjetorit dhe i gjithë procesi, sipas tyre, është përgjegjësi e KQZ-së dhe mekanizmave të tij.

Misioni i OSBE-së, që vepron në Kosovë që nga përfundimi i konfliktit të armatosur mbi 11 vjet më parë, deri në vitin 2007, kur janë zhvilluar zgjedhet e përgjithshme të parat nga autoritetet e vendit, ka organizuar pesë palë zgjedhje komunale e parlamentare.

Ai mban qëndrim të paanshëm për statusin e Kosovës, që nga shpallja e pavarësisë në shkurt të vitit 2008.

Misioni ka zvogëluar praninë e tij në Kosovë, por vazhdon të ndihmojë vendin në fushën e demokratizimit të shoqërisë.

 
 
LOKALE
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>