BBCAlbanian.com
 
Botuar: E mėrkurė, 24 nėntor 2010 - 11:26 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Shtypi pėr Korenė dhe dasmėn mbretėrore
 
Gazetat britanike
Shumė tė pėrditshme mbulojnė pėrplasjet tė martėn mes dy Koreve.

Gazetat TIMES dhe GUARDIAN kanė nė faqet e tyre tė para fotografi qė tregojnė tymin qė ngrihet nga ishulli Yeonpyeong pas bombardimit nga Koreja e Veriut.

Pėr INDEPENDENT, gadishulli i ndarė i Koresė dukej tė martėn nė prag tė shpėrthimit tė njė lufte.

DAILY MAIL e pėrmbledh situatėn vetėm me njė fjalė "Koreja nė prag".

Edhe e pėrditshmja DAILY MIRROR pėrdor njė gjuhė tė ashpėr dhe thotė se bota ka qėnė nė ankth kur koreanojugorėt kėrcėnuan me hakmarrje.

TIMES pyet nėse ajo qė ndodhi ka qėnė njė pėrpjekje e Kim Jong-il pėr tė inkurajuar ushtrinė qė tė pranojė djalin e tij si pasues, Kim Jong Un.

DAILY TELEGRAPH mendon se Koreja e Veriut shpreson me gjestin e saj do tė detyrojė zhvillimin e bisedimeve, kur perėndimi do tė pranojė njė paketė ndihme nė kėmbim tė njė garancie se nuk do tė prodhojė armė bėrthamore.

Tė pėrditshmet e tjera merren me gjendjen nė Irlandė.

FINANCIAL TIMES njofton se qeveria irlandeze planikon tė blejė njė pjesė tė Bankės sė Irlandės, gjė qė do ta lėrė vendin pa njė kredidhėnės tė pavarur nga kontrolli i shtetit.

E pėrditshmja thotė se zyrtarė tė qeverisė janė tė interesusr tė shmangin nacionalizimin e plotė.

Kjo ide konsiderohet si pjesė e njė pakete shpėtimi prej 72 miliard stėrlinash nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndėrkombėtar.

Mjaft gazeta shkruajnė edhe pėr njoftimin se martesa mbretėrore mes Princit William dhe tė fejuarės sė tij Kate do tė zhvillohet mė 29 prill tė vitit tė ardhshėm.

DAILY MAIL shkruan se si Princi William planifikon ta mbush Abacinė e Uesteministerit me fėmijė, vullnetarė dhe njerėz tė pastrehė nė atė qė gazeta e quan "martesa Mbretėrore e Popullit".

SUN mendon se Princi dhe Kate Middleton do tė ftojnė publikun tė marrė pjesė nė dasėm duke fituar njė biletė tė stilit Willy Wonka, si nė veprėn Ēarli dhe Fabrika e Ēokollatave.

Sipas gazetės do tė ketė rreth 100 fitues tė njė bilete tė tillė.

DAILY EXPRESS parashikon se dasma do tė sjellė katėr ditė festime, pėrfshirė festė nėpėr rrugė dhe njė koncert nė parkun Hajd.

MIRROR fokusohet nė faktin qė njerėzit do tė kenė 8 ditė pushim pasi dasma vjen pas Pashkėve.

DAILY TELEGRAPH thotė se bizeneset kanė paralajmėruar pėr dėme pasi krijimi i dy fundjavave me nga katėr ditė pushim do t'i kushtojė ekonomisė gati 5 miliard stėrlina.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>