|
Kisha "e mban tė mbyllur derėn" pėr Tolstoin
|
|||||||||||||||||||||||
Nė 100 vjetorin e vdekjes sė shkrimtarit tė madh rus, Leon Tolstoi, Kisha Ortodokse ruse, kėmbėngul se nuk do ta ndryshojė
vendimin e parė pėr pėrjashtimin nga rradhėt e komunitetit tė saj tė shkrimtarit tė madh.
Leon Tolstoi ėshtė pėrshkruar si njė prej shkrimtarėve mė tė mėdhenj tė tė gjitha kohėrave. Ai ėshtė autori veprave klasike si 'Ana Karenina' dhe 'Lufta e paqja', romane, tė cilat i dhanė shkrimtarit famė dhe popullaritet nė mbarė botėn. Megjithatė nė atdheun e tij Tolstoji ka qėnė njė figurė shumė e debatueshme. Pas njė transformimi shpirtėror, Tolstoi anarkist, u kthye nė njė kritik tė ashpėr tė Kishės Ortodokse Ruse dhe nė 1901, kisha e pėrjashtoi atė nga komuniteti i saj. Mė shumė se njėqind vjet mė pas, Kisha Ortodokse Ruse vazhdon tė mbajė tė njėjtin qėndrim. Nė njė letėr tė botuar javėn e kaluar nė gazetėn qeveritare, Patriarku i Moskės, Tikhon shpejgoi se ishte Leon Tolstoi ai qė vendosi tė largohej nga kisha. Patriarku tha se shkrimtari qė prej fėmijėrisė sė tij kishte zhvilluar njė lloj tė ri besimi dhe mė vonė gjatė jetės sė tij formoi edhe njė sekt tė vogėl tė tij. Kleriku shtoi se mėsimet e Tolstojit kishin qėnė "anti-kristiane" dhe "shkatėrruese" pėr Rusinė. Patriarku i Moskės tha se megjithėse Kisha nuk do ta falte Tolstoin, tė krishterėt mund tė bėnin lutje tė sinqerta dhe tė pėrulura pėr "shpirtin e shkrimtarit tė madh". |
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||