|
Spanja kėrkon njohjen e flamenkos si art unik
|
|||||||||||||||||||||||
Spanja ka aplikuar nė UNESCO qė arti i kėrcimit flamenko tė hyjė nė listėn "trashėgimi e pėrkufizuar kulturore".
Pėr tė hyrė nė listė ka edhe 46 kandidatura tė tjera, pėrfshirė edhe mundjen turke ku sportistėt lyen me vaj dhe bukėn tradicionale kroate me xhenxhefil. Pėr tė parė se ēfarė e bėn tė veēantė famenkon shkojmė nė qytetin spanjoll tė Seviljes. Qendra e botės Nė njė studio nė njė rrugė jo kryesore tė Seviljes, studentėt janė kryesisht tė huaj. Ata janė tėrhequr nė kėtė pjesė tė Spanjės nga arti ektravagant dhe i rrėmbyer i flamenkos. "Me flamenkon bie nė dashuri, ėshtė shumė e fuqishme. Kur e shikon vallėzimin i thua vetes qė duhet ta bėsh", thotė njė prej studenteve. Ndėrsa kolegia e saj thotė se ky kėrcim ka tė bėjė me ndjenjat mė tė errėta, por edhe me momentet mė tė bukura. Tė gjitha mund tė pėrfshkruhen pėrmes flamenkos, thotė ajo. Fuqia e flamenkos nė kėtė lloj kėrcimi ėshtė e pabesueshme. Vajzat qė e kėrcejnė me fundet e gjata pėrplasin kėmbėt fort nė tokė, duke ndjekur mėsuesen e tyre. Spanja ka aplikuar qė ky kėrcim tė futet nė listėn kulturore tė UNESCO-s, si njė art qė duhet mbrojtur, promovuar dhe pėrcjellė brezave tė ardhshėm. Andres Marin e mėsoi kėtė art prej tė atit. Tani ai e interpreton atė dhe ua mėson tė tjerėve. "E dua flamenkon, sepse ėshtė njė kėrcim shumė i gjallė. Muzika tė pėrpin dhe tė ofron shumė mundėsi pėr tė krijuar." "Flamenko ėshtė mėnyrė jetese, por ēdokush e jeton jetėn nė mėnyrėn e vet. Ėshtė njė kėrcim i pasur qė ka prekur ēdo cep tė botės", thotė Anders Marin. Romėt virtuozė Mė pas nė udhėtimin pėr tė zbuluar magjinė e kėrcimit shkojmė nė njė zonė tė quajtur Las Tres Mil Viviendas. Kjo zonė ėshtė njė prej lagjeve mė tė neglizhuara tė Seviljes dhe kėtu banojnė shumė romė. Atje takohemi me njė prej kitaristėve mė tė mirė tė flamenkos. Raimundo Amador, zbret nga njė makinė Jaguar gri dhe pėrshėndetet nga njė grup adhuruesish. Brenda njė klubi tė vogėl me pllaka tė krisuar dhe mure te dala boje, Raimundo na prezanton artin e tij. Ai u bė i famshėm duke pėrzjerė muzikėn flamenko me muzikėn blues dhe duke i prezantuar kėtė tingull tė publikut. Ai luan edhe muzikė rock, por thotė se e gjithė muzika e tij ėshtė flamenko. "Muzika doli e tillė. Mua mė pėlqen tė luajė blues, rock apo jazz, por gjithmonė del muzikė flamenko. Nuk ėshtė se dua qė tė ndodhė kėshtu, por flamenkon e kam nė gjak," thotė artisti. Ekspertėt janė ende duke debatuar origjinėn e flamenkos. Megjithatė tė gjithė pajtohen se romėt janė ekzekutuesit mė tė mirė tė kėsaj muzike, pasi dinė ta pėrjetojnė dhembjen dhe vuajtjen, por edhe gėzimin. Nė Andaluzi muzika ėshtė pjesė e jetės pėr tė gjithė. Nė pjesėn jugore tė lumit nė Sevilje, ndodhet Triana dhe jemi ftuar nė njė mbrėmje private qė mbahet nė njė bar. Nga bodrumi i klubit dėgjohet muzikė. Pėrtej tymit tė cigareve, duken gra qė rrotullohen me kokėn e ngritur lart gjithė krenari dhe tė pėrpira nga muzika dhe enthuziamsi i turmės. Flamenko ėshtė e qartė qė nuk ėshtė njė art qė po shuhet, por ajo qė Spanja kėrkon nga UNESCO ėshtė njė njohje zyrtare tė vendit tė saj, tė shpirtit unik dhe pasionit. |
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||