BBCAlbanian.com
 
Botuar: E martė, 09 nėntor 2010 - 17:53 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Shqipėria nuk merr statusin e kandidatit
 
Komisioneri pėr Zgjerim, Fule
Shqipėria duhet tė tejkalojė 'ngėrēin politik'
Komisioni Evropian i ėshtė pėrgjigjur negativisht kėrkesės sė Shqipėrisė pėr anėtarėsim nė Bashkimin Evropian, por i ka dhėnė statusin e vendit kandidat pėr anėtarėsi Malit tė Zi.

Komisioneri i BE-sė pėr Zgjerim, Stefan Fule, tha nė njė konferencė pėr shtyp se Shqipėria duhet tė bėjė mė shumė pėr tė garantuar stabilitetin e institucioneve, demokracinė dhe funksionimin e shtetin ligjor.

"Negociatat pėr pranim nė Bashkim Evropian duhet tė hapen kur vendi tė ketė arritur nivelin e duhur tė zbatimit tė kritereve tė anėtarėsimit dhe nė veēanti, kriteret politike tė Kopenhagenit, tė cilat kėrkojnė stabilitetin e institucioneve dhe garantimin sidomos tė demokracisė dhe sundimit tė ligjit," tha zoti Fule duke cituar vendimin e marrė nga Komisioni.

"Ne i bėjmė thirrje Shqipėrisė," shtoi mė tej ai duke cituar sėrish vendimin e Komisionit, "qė tė bėjė mė shumė pėrpjekje pėr tė vazhduar progresin e arritur deri tani".

Thirrje pėr bashkėpunim

Komisioneri Fule i bėri thirrje politikanėve shqiptarė qė tė punojnė sė bashku pėr tė arritur synimet pėr integrim.

 Politikanėt shqiptarė, nga gjithė spektri politik, pa i diferencuar ata qė janė nė qeveri dhe ata qė janė nė opozitė, sepse ndajnė tė njėjtėn pėrgjegjėsi, duhet tė tejkalojnė ngėrēin politik me tė cilin po pėrballen nė vend.
 
Komisioneri i BE-sė pėr Zgjerimin, Stefan Fule

"Politikanėt shqiptarė, nga gjithė spektri politik, pa i diferencuar ata qė janė nė qeveri dhe ata qė janė nė opozitė, sepse ndajnė tė njėjtėn pėrgjegjėsi, duhet tė tejkalojnė ngėrēin politik me tė cilin po pėrballen nė vend," tha ai.

"Tejkalimi i kėtij ngėrēi politik, adresimi i prioriteteve kryesore dhe po tė shtosh kėtu faktin qė ne gjykojmė secilin vend sipas meritave qė ka, them se atėherė mund tė pritet vitin e ardhshėm njė rekomandim shumė pozitiv nga Komisioni," shtoi zoti Fule.

Shqipėria bėri kėrkesėn formale pėr anėtarėsim nė BE nė prill tė vitit 2009.

'Ngėrē politik'

Raporti i BE-sė pėr Shqipėrinė, i cili analizon pėrmbushjen e kritereve pėr t'u bėrė vend kandidat pėr anėtarėsim, thotė se vendi nė pėrgjithėsi ka zbatuar 'pa probleme' detyrimet qė dalin nga Marrėveshja e Stabilizim Asociimit.

Por ai nėnvizon se politika ka vėnė nė rrezik pėrmbushjen me sukses tė tyre nė nivelin e kėrkuar pėr njė vend qė synon statusin e kandidatit.

"Ngėrēi politik po dėmton funksionimin e demokracisė nė Shqipėri dhe po pengon reformat e rėndėsishme, tė cilat janė tė nevojshme pėr pėrparimin e vendit nė rrugėn drejt integrimit nė BE dhe sundimit tė ligjit," thuhet nė raport.

Disa nga kritikat pėrfshijnė mosfunksionimin si duhet tė parlamentit, korrupsioni mbizotėrues nė disa fusha si sistemi i drejtėsisė, ai i shėndetėsisė, i pronėsisė dhe financimi i partive politike.

 
 
LOKALE
Pikat kyēe tė raportit pėr Shqipėrinė
09 nėntor 2010 | Faqja Kryesore
'Dialogu pėr vizat me Kosovėn-sė shpejti'
09 nėntor 2010 | Faqja Kryesore
BE i jep shtysė anėtarėsimit tė Malit tė Zi
09 nėntor 2010 | Faqja Kryesore
Festime pėr heqjen e vizave
08 nėntor 2010 | Rajoni
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>