BBCAlbanian.com
 
Botuar: E martë, 09 nëntor 2010 - 18:05 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
BE i jep shtysë anëtarësimit të Malit të Zi
 
Presidenti i BE-së Herman van Rompoy dhe presidenti malazez Milo Gjykanoviç
Mali i Zi aplikoi për anëtarësim pas ndarjes me Serbinë në 2006
Mali i Zi ka bërë përparim sinjifikativ drejt hapjes së negociatave zyrtare për anëtarësim në BE, tha Komisioni Evropian.

Komisioni tha se BE-ja duhet t'i japë Malit të Zi statusin e vendit kandidat.

Kjo gjë do ta vërë Malin e Zi në të njëjtën rradhë me Kroacinë, Maqedoninë, Turqinë dhe Islandën.

Kroacia është drejt rrugës për t'u bërë vendi i 28 anëtar i Bashkimit Evropian.

Komisioni tha se bisedimet po hynin në fazën përfundimtare.

Një përplasje për Qipron vazhdon ndërkohë të vonojë përparimin e Turqisë drejt BE-së.

Fqinjët ballkanikë të Malit të Zi, Shqipëria, Bosnja dhe Serbia kanë mbetur prapa në rradhën për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Ditën e hënën, qeveritë e 27 vendeve evropiane ranë dakord që shtetasit e Shqipërisë dhe Bosnjës të udhëtojnë pa viza në shumicën e vendeve të BE-së.

Rregjimi pa viza pritet të fillojë të funksionojë në mes të muajit dhjetor dhe do të bëhet i mundur për shtetasit që kanë pasaportë biometrike dhe do të mbulojë vendet që janë në zonën Schengen.

Shtetasve nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia u është mundësuar rregjimi pa viza që prej një viti.

Shtetasve të Kosovës ende u duhet të aplikojnë për viza.

 
 
LOKALE
Pikat kyçe të raportit për Shqipërinë
09 nëntor 2010 | Faqja Kryesore
Shqipëria nuk merr statusin e kandidatit
09 nëntor 2010 | Faqja Kryesore
Festime për heqjen e vizave
08 nëntor 2010 | Rajoni
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>