|
Kujtimet e Bushit nė shtypin britanik
|
|||||||||||||||||||||||
Shtypi i sotėm britanik i kushton njė vėmėndje tė madhe faktit qė ish-Presidenti amerikan Xhorxh Bush ka urdhėruar Pentagonin
tė hartoj plane pėr tė sulmuar Iranin,si dhe tė ndėrmarrė njė sulm tė fshehtė ndaj Sirisė, siē mėsohet nga libri i kujtimeve
tė tij.
Gazeta The Guardian citon librin e kujtimeve tė tij, njė kopje tė tė cilit e ka marrė paraprakisht, ku z. Bush shton se kjo do tė bėhej pėr tė ndaluar orėn e bombės, tė paktėn pėrkohėsisht. Njė sulm i tillė, shkruan The Guardian, sigurisht do tė kishte ēuar nė njė konflagracion nė Lindjen e Mesme, qė mund tė bėnte qė Irani tė hakmerrej, duke bllokuar furnizimet me naftė dhe duke lėshuar milicinė dhe simpatizantėt nė Iran, Afganistan dhe Liban. The Independent po pėr kėtė ēėshtje, duke botuar si shumica e gazetave foto tė Bushit nė faqe tė parė, ka si titull:" Keqardhjet? Shumė pak pėr tė pėrmendur". Ėshtė njė libėr qė pjesėrisht ėshtė propagandė, pjesėrisht mea culpa, dhe pjesėrisht njė pėrpjekje e vetėdijshme pėr tė (ri)formėzuar trashėgimin e tij politike. The Times, ka si titull nė faqe tė parė:" Tortura me ujė qė shpėtoi Londrėn nga sulmet". Nė njė intervistė dhėnė gazetės, Xhorxh Bush ofroi njė mbrojte tė fuqishme tė teknikave tė hetimit. Tre vetė u torturuan dhe besoj se ky vendim shpėtoj jeto njerozore. Por ai e mohen se kjo teknikė e njohur si Waterboarding, ku stimulohet mbytja me ujė, shkon deri nė torturė. Shtypi i sotėm britanik i kushton vėmėndje edhe vizitės sė kryeministrit britanik Dejvid Kemėrėn nė Kinė me njė grup shumė tė madh biznesmenėsh britanik. The Guardian shkruan se Kryeministri synon njė tregėti me Kinėn nė vlerėn e 100 miliardė dollarėve deri nė vitin 2015. Ai pritet tė nėnshkruaj rreth 40 marrėveshje me vlerė prej disa miliarda stėrlinash. Po kjo gazetė shkruan se ndihmėsit e kryeministrit kanė thėnė se ai do tė ngrej edhe ēėshtjen e tė drejtave tė njeriut dhe disidentit tė burgosur Liu Xiaobao, por aktivistėt e tė drejtave tė njeriut duan tė dinė se si do ta ngrejė kryeministri njė ēėshtje tė tillė, shkruan The Guardian. |
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||