BBCAlbanian.com
 
Botuar: E shtunë, 06 nëntor 2010 - 16:34 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Vazhdojnë replikat pozitë-opozitë
 

 
 
Sali Berisha
Zoti Berisha tha se opozita po dëshmon se po lufton kundër integrimit të Shqiperisë
Një ditë pas dështimit të tryezës në Tiranë mes euro-deputetëve dhe Komitetit Shqiptar të Associm-Stabilizimit Shqipëri-BE, mazhoranca dhe opozita fajësojnë njëra-tjetrën për mos-funksionim të saj.

Të djathtët thonë se "opozita po punon për mos-integrimin e vendit në Bashkimin Europian, ndërsa socialistët akuzojnë të djathtët "për mungesë vullneti politik në tejkalimin e krizës dhe ecjen përpara të vendit".

Ndërkohë që shqiptarët presin me “ankth” fjalën e fundit të Brukselit zyrtar për çështjen e liberalizimit të vizave, mazhoranca dhe opozita vazhdojnë të mbajnë qëndrime të kundërta dhe shkëmbejnë akuza të ndërsjellta, për shprehjen e vullneteve respective, në zgjidhjen e krizës politike që ka mbërthyer Shqipërinë.

Një ditë pas “dështimit të përpjekjeve të ndërkombëtarëve” në Tiranë për zgjidhjen e kësaj krize, nga Shkodra ku ndodhej për inagurimin e investimeve, kryeministri Berisha e etiketoi opozitën si “pengesë për integrimin e vendit në Bashkimin Europian”.

Zoti Berisha tha se“opozita po dëshmon se “po lufton kundër integrimit të Shqiperisë”.

Ndërkohë nga opozita vijnë të tjera deklarata anti-mazhorancë, përfaqësues të saj u shprehen “për mungesën e vullnetit nga shefi i mazhorancës për transparencën e zgjedhjeve, që sipas tyre po e mban peng vendin”.

Duke ju referuar takimit të djeshëm të eurodeputëve në Tiranë, me komitetin shqiptar të associm-stabilizimit, për miratimin e një rezolute, e cila u rrëzua nga të djathtët me pretendimin se “hetimi i zgjedhjeve duhet bazuar në kod dhe kushtetutë” socialistët thanë se “PD dëshmoi “vetë-izolimin dhe mungesën e vullnetit politikë për tejkalimin e krizës dhe ecjen përpara të vendit”.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>