BBCAlbanian.com
 
Botuar: E enjte, 04 nëntor 2010 - 10:23 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Zbehet kriza shumicë-opozitë në Shqipëri
 

 
 
Kuvendi Popullor
Në Kuvend pritet të ketë debate të forta kur të diskutohet për dekretet e Presidendtit
Nuk ka zgjatur veçse disa ditë largimi i opozitës nga Kuvendi i Shqipërisë kur ajo vendosi 4 kushte të saj për t'u përmbushur nga shumica qeverisëse.

Megjithëse nuk morën përgjigje pozitive, deputetët e Partisë Socialiste u rikthyen të ejnten në Kuvend.

Në fakt ishte kryetari i PS-së, Edi Rama me praninë e beftë në tryezën e partive për reformën zgjedhore të thirrur nga zoti Berisha dhe më pas në mbledhjen e Komitetit Shtetëror, ku diskutohej për Parlamentin e Ri në vend të Piramidës që dha shenjat e zbehjes së krizës në këto marrëdhënie.

Këto shenja po forcohen me praninë e paralajmëruar të deputetëve të opozitës në punimet e Kuvendit.

Një javë më parë, ata kishin njoftuar se nuk ktheheshin atje pa u plotësuar katër kushte, mes të cilave edhe transparenca e zgjedhjeve.

Por sërish në Kuvend pritet të ketë debate të forta kur atje të diskutohet për 4 dekrete të Presidentit të Republikës për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, tre prej të cilave shumica ka paralajmëruar në Komisionin e ligjeve se nuk do t’i mbështesë.

Ndërkaq shenja të zbutjes po jep edhe shumica tek po i bën ofertë zyrëtare opozitës për institucionin kushtetues të Avokatit të Popullit.

Opozita paraprakisht ka deklaruar se nuk do ta pranojë duke e quajtur si një përpjekje të shumicës për të ndalur transparencën e zgjedhjeve.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>