|
Shtypi pėr telashet e Obamės
|
|||||||||||||||||||||||
Disfata e demokratėve tė Presidentit Obama nė zgjedhjet e mesmandatit nė Amerikė zė vend tė dukshėm nė faqet e para tė shtypit
britanik tė sė enjtes.
"Obama pranon se duhet tė punojė mė mirė pas humbjes nė zgjedhje," shkruan Guardian dhe nė legjendėn e fotografisė sė presidentit qė boton po nė faqen e parė shkruan se pas disfatės, ai dukej se po "reflektonte". Daily Telegraph zgjedh tė vėrė nė titull pranimin e presidentit se duhet tė bėjė njė punė mė tė mirė. "Obama pranon fajin" shkruan Times nė faqen e parė dhe shton se Obama e ka pranuar se Republikanėt i kanė dhėnė njė goditje tė fortė. Nė artikull gazeta shkruan se nė njė konferencė shtypi, presidenti e kishte pranuar se nuk ia kishte dalė tė pakėsonte mė shpejt nivelin e papunėsisė, por refuzoi ta pranonte se humbja e partisė sė tij ishte rezufim i politikave tė tij. Sfida Independent ndėrkohė e vė theksin tek vėshtirėsitė qė e presin presidentin tani, kur do t'i duhet tė punojė me njė Dhomė Pėrfaqėsuesish ku kundėrshtarėt e tij Republikanė kanė shumicėn. "Flet pėr konsensus, por Obama pėrballet me njė betejė tė gjatė e tė vėshtirė," shkruan gazeta nė faqen e parė. Ajo shton se rezultatet pozitive qė shėnuan Republikanėt nė zgjedhjes e mesmandatit tė martėn dhe mbėrritja nė Capitol Hill e lėvizjes Tea Party do ta "intensifikoje staniacionin nė Washington". Financial Times ndėrkohė shkruan nė artikullin e saj po nė faqen e parė "Obama u bėn thirrje republikanėve pėr mbėshtetje". "Presidenti Obama i nxiti republikanėt fitimtarė qė tė punojnė bashkė pėr inisiativa tė reja pėr tė krijuar vedne pune dhe pėr tė ripėrtėrirė ekonominė pas humbjes mė tė madhe (tė demokratėve tė tij) nė Kongres nė mbi gjysėm shekulli". Po kjo gazetė kryeartikullin ia kushton vendimit tė Bankės Qendrore Amerikane pėr ta stimuluar ekonominė me 600 miliardė dollarė. Masa sigurie Nė zhvillime tė tjera, Financial Times njofton nė faqet e saj ndėrkombėtare se ministrat e brendshėm tė BE-sė pritet qė tė diskutojnė tė hėnėn e ardhshme nė Bruksel masat e sigurisė pėr avionėt e mallrave. Ky vendim ėshtė marrė pas zhvillimeve tė ditėve tė fundit nė Jemen dhe mė pas nė Greqi. Times shkruan se njė takim nė nivel ekspertėve pėr zbulimin e bombave do tė zhvillohet qė nesėr pėr tė diksutuar mundėsinė e forcimit tė masave pėr transportin ajror tė mallrave. "Kėrcėnimi terrorist egziston ende," citon gazeta njė zėdhėnės tė Komisionit Evropian "duhet tė mbetemi aktivė dhe vigjilentė". Papandreou dhe Berlusconi FT ndalet dhe nė zgjedhjet lokale qė priten tė mbahen nė Greqi tė dielėn dhe shkruan se kėto zgjedhje shihen si njė referendum pėr planin e shpėtimit tė ekonomisė greke nga Be-ja. Gazeta shkruan se kryeministri i vendit Papandreou ka deklaruar se do tė thėrrasė zgjedhje tė jashtėzakonshme nėse partia e tij PASOK, nuk do tė arrijė tė fitojė postet kyēe tė guvernatorėve rajonalė. Telegraph shkruan dhe pėr telashet e fundit, tė njė natyre krejt tjetėr, tė njė udhėheqėsi tjetėr Evropian, Silvio Berlusconit. "Shumica e Italianėve menduan se Berlusconi nuk mund ta ulte dot mė poshtlė reputacionin e vendit," shkruan gazeta. Ajo shton se dje u bėnė publike pretendime tė reja nga njė prostitutė se avioni i tij privat ishte pėrdorur pėr tė furnizuar me marihuanė mbrėmjet e seksit tė zhvilluara nė vilat e tij nė Sardenjė. |
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||