BBCAlbanian.com
 
Botuar: E enjte, 04 nëntor 2010 - 09:47 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Kërkohet vëzhgimi i zgjedhjeve nga BE-ja
 

 
 
Jakup Krasniqi
Presidenti në detyrë bën ftesën për vëzhgim të tërë procesit zgjedhor nga BE-ja.
Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi i ka kërkuar Bashkimit Evropian që të vëzhgojë zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen më 12 dhjetor.

Ai e ka bërë këtë përmes një letre dërguar Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton.

Z.Krasniqi e ka njoftuar atë për rënien e qeverisë dhe shpërbërjen e Kuvendit, të cilat i paraprinë zhvendosjes së datës së zgjedhjeve të përgjithshme më 12 dhjetor.

Në letrën drejtuar shefes së diplomacisë evropiane, presidenti në detyrë përsërit ftesën për vëzhgim të tërë procesit zgjedhor nga BE-ja.

Kjo sipas tij, do të dërgonte një mesazh të fuqishëm tek politikanët dhe qytetarët e Kosovës, duke ndikuar në masë të madhe në besueshmërinë dhe seriozitetin e këtyre zgjedhjeve.

Ftesën për të vëzhguar zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, ushtruesi i detyrës së presidentit ua ka dërguar edhe të gjithë ambasadorëve të BE-së, vendet e të cilëve kanë njohur pavarësinë e Kosovës si dhe ambasadës amerikane dhe asaj të Zvicrës.

Organizimi për herë të parë i zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë brenda një afati të shkurtër kohor, vlerësohet si një sfidë e madhe për KQZ-në dhe demokracinë e shtetit të ri.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>