|
"Dita e gjykimit tė Obamės" shkruan shtypi britanik
|
|||||||||||||||||||||||
Shtypi i sotėm britanik i kushton njė vėmendje tė posaēme zgjedhjeve tė mesmandatit nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.
The Guardian nė faqe tė parė ka njė fotografi me kokėn ulur tė Presidentit Obama dhe si titull ka:" Obama pėrgatitet pėr lamtumirėn politike,ndėrkohė qė Amerika vendos". The Guardian shkruan se Obama mbetet favoriti pėr tė siguruar rizgjedhjen nė vitin 2012, por humbja nė Kongres nė kėto zgjedhje e lė atė zbuluar pėrpara njė sfide tė fortė republikane. Ai ėshtė viktima e pakėnaqėsisė nė mbarė vėndin, kryesisht pėr shkak tė papunėsisė dhe mospėlqimit pėr miliardat e dollarėve tė harxhuara pėr tė shpėtuar bankat nga kriza financiare, shkruan The Guardian. The Independent e hap faqen e parė me njė foto tė madhe tė Obamės duke ecur dhe me titull: "Obama ecėn drejt njė territori tė panjohur". Gazeta shkruan se dy vite tė gjata dhe tė vėshtira pas ardhjes triumfale nė pushtet, Barak Obama do tė tentoj sot ti jap njė ngjyrim pajtues verdiktit tė votuesve amerikanė, tė cilėt duket se gjatė natės sė kaluar, ndėshkuan mėnyrėn sesi ai ka trajtuar problemet e vėndit, duke u dhėnė nė duar republikanėve disa nga levat e pushtetit, shkruan The Independent. The Times perveē fotos sė Obamės, ka si titull: "Dita e gjykimit pėr Presidentin Obama". The Daily Telegraph i kushton faqen e parė marrėveshjes ushtarake mes Francės dhe Britanisė. Duke firmosur traktate per teknologjinė bėrthamore dhe forcat detare dhe tokėsore, Presidenti francez deklaroi njė marrėdhėnie tė re tė veēantė mes dy vėndeve. Shtypi i sotėm britanik komenton edhe fitoren e bujshme dhe historike tė ekipit tė Totenhemit ndaj Kampionėve tė Evropės, Interit tė Milanos. The Times shkruan "Benitez pėrkulet pėrpara Bejll dhe rritmit tė ndeshjes". Nė kuadėr tė fitoreve tė rralla, kjo do tė kujtohet si nata mė e madhe e Totenehemit nė kohėt moderne. The Guardian shkruan se koncepti i Benitezit pėr ndeshjen, do tė dukej thuajse irrelevante, pasi Totenhemi adoptoi njė sulm tė fortė dhe tė rrezikshėm. Interi ishte nė dijeni tė talentit tė Gerėth Bejll, por nuk kishte prani nga italianėt pėr ti frenuar londinezėt, shkruan
The Guardian e Londrės. |
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||