BBCAlbanian.com
 
Botuar: E hënë, 01 nëntor 2010 - 09:39 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Partitë në Kosovë finalizojnë qëndrimin
 

 
 
Parlamenti i Kosovës
Mocioni i AKR-së për qeverinë do të votohet të martën
Subjektet politike në Kosovë pritet që gjatë ditës së hënë të marrin qëndrimin për mocionin e votëbesimit për qeverinë e Kosovës, që do të paraqitet në seancën e së martës në Kuvendin e Kosovës.

Dy forcat më të mëdha politike në vend, që kanë prishur koalicionin qeverisës, PDK dhe LDK, do të mund ta përcaktojnë vendimin për mocionin, nëse vendosin t’i japin votat e tyre.

Pavarësisht pohimeve të Lidhjes Demokratike se teksti i mocionit të votëbesimit është i papranueshëm për të dhe nuk i përgjigjet, siç thotë, realitetit politik në vend, mund të ndodh që një pjesë e deputetëve nga radhët e saj ta votojë mocionin duke i dhënë mundësi kërkesave për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në dhjetor të këtij viti.

Ish-partneri në koalicion, Partia Demokratike, megjithëse ka deklaruar se nuk mbanë asnjë faj për krizën e krijuar institucionale, ka lënë të kuptohet se mund t’i jap votat e nevojshme për mocion votëbesimi, duke rrëzuar qeverinë që ajo aktualisht udhëheqë.

Vëzhgues të mirë të situatës thonë se kjo do të shënonte precedentin e parë në një vend demokratik, kur partia në pushtet do të votonte kundër vetvetes, pavarësisht situatës së krijuar politike.

Tash për tash kundërshtare e fuqishëm e mocionit të votëbesimit, që u paraqit në Kuvend nga AKR, në fund të javës së kaluar pas mbledhjes së 40 nënshkrimeve të deputetëve, është AAK në opozitë.

Nëse mocioni i votëbesimit do të kalojë me 61 vota të nevojshme, që do të mundësonte rrëzimin e qeverisë, vendi do të futej në një krizë të re duke e zhvendosur datën e zgjedhjeve nga 13 shkurti i vitit të ardhshëm, diku nga mesi i dhjetorit të këtij viti.

Kriza institucionale në Kosovë u shkaktua pas dorëheqjes së presidentit Fatmir Sejdiu, që u imponua me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe pas largimit të njëanshëm të LDK-së nga qeveria aktuale.

 
 
LOKALE
Paqartësi për votimin e mocionit
31 tetor 2010 | Faqja Kryesore
Mocioni votohet të martën
29 tetor 2010 | Faqja Kryesore
Kërkohet mocion votëbesimi ndaj qeverisë
25 tetor 2010 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>