http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E diel, 31 tetor 2010 - 17:10 CET

Paqartėsi pėr votimin e mocionit

Mocioni i votėbesimit ndaj qeverisė do tė votohet tė martėn, por ende ėshtė e paqartė se si do tė votojnė deputetėt.

Ish partnerėt e koalicionit qeverisės, Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike e Kosovės, qė kanė edhe numrin mė tė madh tė deputetėve nė parlament, kanė thėnė se ende nuk kanė marrė qėndrim nėse do tė votojnė pėr apo kundėr mocionit.

Edhe partia opozitare, Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, e cila ka qenė mė e zėshmja nė kritikat ndaj qeverisė, ende nuk ka vendosur se si do tė votojnė deputetėt e saj.

Madje, asnjėri nga deputetėt e kėsaj partie nuk e ka nėnshkruar mocionin, pėr shkak tė siē thuhet, vėrejtjeve nė pėrmbajtjen e tekstit.

AAK dhe disa parti tjera, thonė se arsye parėsore pėr mocionin e votėbesimit ndaj qeverisė duhej tė ishte siē thonė keqqeverisja aktuale, ndėrkohė qė inicuesi i tij, Aleanca Kosova e Re e ka arsyetuar mocionin me nevojėn e daljes sė shpejtė nga kriza institucionale nė tė cilėn ka hyrė vendi pas tėrheqjes sė LDK-sė nga koalicioni qeverisės.

Edhe nė Partinė Demokratike tė kryeministrit Thaēi, vlerėsojnė se mocioni ėshtė rrugėdalje nga kriza dhe nuk ėshtė i drejtuar ndaj askujt, pra as ndaj qeverisė.

Njė anėtar i kryesisė sė Partisė Demokratike, Blerand Stavileci tha sot se PDK do tė vazhdojė kėshillimet me zyrtarėt e saj pėr tė vendosur nėse do tė votojnė pėr apo kundėr rrėzimit tė qeverisė.

Pėr tė kaluar mocioni i votėbesimit ndaj qeverisė nė seancėn e sė martės, do tė nevojiten sė paku 61 vota tė deputetėve.

Kalimi i mocionit do ta conte vendin drejt zgjedhjeve tė jashtėzakonshme qė sipas afateve tė pėrcaktuara me kushtetutė, i bie tė mbahen nė muajin dhjetor.