BBCAlbanian.com
 
Botuar: E diel, 31 tetor 2010 - 17:10 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Paqartësi për votimin e mocionit
 
Hashim Thaci
Për të kaluar mocioni i votëbesimit, do të nevojiten së paku 61 vota të deputetëve.
Mocioni i votëbesimit ndaj qeverisë do të votohet të martën, por ende është e paqartë se si do të votojnë deputetët.

Ish partnerët e koalicionit qeverisës, Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, që kanë edhe numrin më të madh të deputetëve në parlament, kanë thënë se ende nuk kanë marrë qëndrim nëse do të votojnë për apo kundër mocionit.

Edhe partia opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila ka qenë më e zëshmja në kritikat ndaj qeverisë, ende nuk ka vendosur se si do të votojnë deputetët e saj.

Madje, asnjëri nga deputetët e kësaj partie nuk e ka nënshkruar mocionin, për shkak të siç thuhet, vërejtjeve në përmbajtjen e tekstit.

AAK dhe disa parti tjera, thonë se arsye parësore për mocionin e votëbesimit ndaj qeverisë duhej të ishte siç thonë keqqeverisja aktuale, ndërkohë që inicuesi i tij, Aleanca Kosova e Re e ka arsyetuar mocionin me nevojën e daljes së shpejtë nga kriza institucionale në të cilën ka hyrë vendi pas tërheqjes së LDK-së nga koalicioni qeverisës.

Edhe në Partinë Demokratike të kryeministrit Thaçi, vlerësojnë se mocioni është rrugëdalje nga kriza dhe nuk është i drejtuar ndaj askujt, pra as ndaj qeverisë.

Një anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike, Blerand Stavileci tha sot se PDK do të vazhdojë këshillimet me zyrtarët e saj për të vendosur nëse do të votojnë për apo kundër rrëzimit të qeverisë.

Për të kaluar mocioni i votëbesimit ndaj qeverisë në seancën e së martës, do të nevojiten së paku 61 vota të deputetëve.

Kalimi i mocionit do ta conte vendin drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme që sipas afateve të përcaktuara me kushtetutë, i bie të mbahen në muajin dhjetor.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>