BBCAlbanian.com
 
Botuar: E hënë, 25 tetor 2010 - 11:53 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Kërkohet mocion votëbesimi ndaj qeverisë
 
Hashim Thaçi
Për mocionin duhen firmat e një të tretës së deputetëve.
Qeveria e Kosovës mund të përballet me një mocion votëbesimi në seancën e ardhshme të Parlamentit të enjtën, nëse grupi parlamentar i Aleancës Kosova e Re arrin të mbledhë edhe 10 nënshkrime nga deputetët.

Nënkryetari i AKR-së, Ibrahim Makolli ka bërë të ditur se tashmë ka siguruar mbështetje nga 30 deputetë.

Ai tha se deputet janë nga gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të ish partnerëve të koalicionit qeverisës, Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, mocioni i votëbesimit ndaj qeverisë mund të ngrihet në Parlament me nismën e një të tretës së deputetëve.

'Krizë institucionale'

Aleanca Kosova e Re beson se brenda dy ditësh do të arrijë të mbledhë edhe pjesën tjetër të nënshkrimeve të nevojshme për ta dërguar në Parlament mocionin për rrëzimin e qeverisë.

Në arsyetimin e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë, Aleanca Kosova e Re thotë se e ka marrë këtë nismë për shkak të thellimit të mundshëm të krizës institucionale pas tërheqjes së LDK-së nga koalicioni qeverisës.

Për të kaluar mocioni i vetëbesimit, nevojitet mbështetja e shumicës së thjeshtë gjatë votimit, përkatësisht 61 vota.

Rrëzimi i qeverisë do ta çonte Kosovën në zgjedhje të jashtëzakonshme, që besohet se do të mund të mbaheshin në muajin dhjetor.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>