|
Britania i jep lamtumirėn Pitkinit
|
|||||||||||||||||||||||
Ishulli i vogėl britanik, Isle of Man, i dha pėrshėndetjen e fundit aktorit tė njohur komik, Sėr Norman Wisdom, i njohur ndryshe
me emrin e personazhit tė tij kryesor, Pitkini.
Sir Norman vdiq nė fillim tė kėtij muaji nė moshėn 95-vjeēare. Ai i kaloi 30 vjetėt e fundit tė jetės nė Isle of Man dhe ishte njė person i dashur nė kėtė komunitet tė vogėl nė bregdetin veriperėndimor tė Anglisė. Fillimisht, ai mbėrriti pėr tė dhėnė shfaqje nė teatrin lokal nė fund tė viteve 70-ė, por shumė shpejt ra nė dashuri me ishullin dhe vendosi qė tė jetonte. Dhe ashtu si u dashurua ai me ishullin, banorėt e tij ranė nė dashuri me tė. Ishulli me 80 mijė banorė dhe pjesėtarėt e familjes sė komedianit dėshironin qė tė gjithė t'i jepnin lamtumirėn, kėshtu qė kortezhi i pėrmotshėm kaloi pėrmes shėtitores kryesore tė Douglasit, kryeqendrės sė ishullit, kaloi pėrpara teatrit ku Sir Norman dha shfaqjen e parė nė vitin 1977, dhe njė hotel qė ka njė bar me emrin Sir Norman pėr nder tė tij dhe pėrfundoi nė kishėn mė tė madhe tė ishullit - me 600 vende. Padyshim, vdekja e tij ishte njė humbje e madhe pėr tė gjithė ata qė e vlerėsojnė humorin, thotė korrespondentja e BBC-sė Lorna Gordon, pėr tė mos harruar fansat e tij nė Shqipėri. Ai ishte njė mjeshtėr i komedisė dhe adhurohej nga publiku. Ishte njė klloun brilant, humori i tė cilit kishte njė element fizik. Edhe pse kishte njė thjeshtėsi tė dukshme nė filmat e tij, ai vetė besonte se ēelėsi i suksesit tė tij ishte pikėrisht tek thjeshtėsia. Ai pat deklaruar se komedia ėshtė pėr 'fėmijėt nga mosha 3 nė 93 vjeē'. Dhe e gjitha kjo fshihte faktin se ai vetė kishte pėrjetuar njė fėmijėri tė tmerrshme dhe ishte rritur nė skamje. Por, nga kjo fėmijėri e mjeruar, ai u bė Sir dhe mori titull kalorsiak. |
LOKALE
'Pitkini' shuhet nė moshėn 95 vjeēare05 tetor 2010 | Faqja Kryesore
Aktori komik Sėr Norman Wisdom ka vdekur nė moshėn 95 vjeē05 tetor, 2010 | Fotogaleri
|
|||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||