BBCAlbanian.com
 
Botuar: E mėrkurė, 20 tetor 2010 - 10:26 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Shtypi pėr befasitė e buxhetit tė emergjencės
 
Gazetat britanike
Shumė nga tė pėrditshmet hapen me zbulimin se gjysėmmilion punonjės tė shėrbimit publik do tė humbasin vendet e punės.

Ky zbulim shoqėrohet me spekulime dhe me informacione qė kanė dalė nga raporti qė prezanton tė mėrkurėn ministri pėrgjegjės pėr Financat.

GUARDIAN thotė se planet pėr tė rritur moshėn e pensionit nė 66 vjeē do tė afrohet nė 2016, ndėrsa departamenti i Thesarit mė nė fund ėshtė tėrhequr nga planet pėr tė hequr shumėn qė marrin familjet me fėmijė nė moshėn 17 dhe 18 vjeē.

FINANCIAL TIMES thotė se ministri pėr Financat, George Osborne ka "zbuluar" nė minutėn e fundit disa miliard stėrlina qė mund tė pėrdoren pėr tė financuar projektet e zhvillimit.

DAILY TELEGRAPH, thotė se ka zbuluar mė shumė se 13 miliard stėrlina nė shkurtime nė fondet pėr mirėqėnien sociale.

TIMES megjithatė shkruan se pavarėsisht se ku do tė bjerė sopata e shkurtimeve, ato nuk do tė zgjidhin ato qė e pėrditshmja i sheh si problemet mė tė mėdha.

INDEPENDENT pajtohet, se teksa qeveria mund tė pėrpiqet tė bėjė mė shumė pėr mė pak para, shkurtimet janė etapa e parė e njė tėrheqjeje tė madhe nga pėrgjegjėsitė shtetėrore.

Ngrirja e ndryshimit tė tarifės qė paguhet nga shtetasit britanikė pėr transmetimet televizive tokėsore, nxjerr vetėm njė fitues nga shkurtimet, shkruan TIMES. Paguesit e tarifės.

BBC-ja financohet pikėrisht nga fondet e mbledhura nga kjo tarifė dhe ky vendim i ka bėrė tė lumtur drejtorėt ekzekutivė tė korporatės pasi do tė ketė njė stabilitet.

Por BBC-ja si e tėrė pėrballet me njė ulje prej 340 milion stėrlinash tė fondeve, shkruan FINANCIAL TIMES, kjo shumė pėrbėn edhe njė tė dhjetėn e buxhetin tė gjitha radiove kombėtare tė marra sėbashku.

Kjo ulje prej 340 milionėsh, shpejgon FT vjen pasi BBC ka pranuar qė tė financojė edhe Shėrbimin Botėror tė BBC-sė dhe BBC Monitoring, kėto shėrbime deri tani financoheshin nga Foreign Office, kanalin S4C nė gjuhėn galeze tė Uellsit si edhe do tė paguajė koston e kapitalit tė planeve tė qeverisė pėr televizion lokal.

Edhe shkurtimet nė buxhetin pėr Mbrojtjen qė u njoftua tė martėn, tėrheqin komente nė shtyp.

TELEGRAPH thotė se mund tė kishte qėnė edhe mė keq, pas trashėgimisė tė lėnė nga laburistėt.

TIMES beson se kėto shpenzime ishin tė nxituara dhe do ta lėnė Britaninė njė "forcė tė zvogėluar globale".

DAILY EXPRESS shkruan pėr rritjen e madhe tė ēmimit tė karburanteve, tė shkaktuar nė njė farė mase edhe nga mungesat nė Francė.

DAILY MIRROR shkruan se benzina pa plumb mund tė shkojė brenda disa javėve nė 1.25 stėrlina pėr litėr.

Ekspertėt financiarė kanė paralajmėruar se pasojat e inflacionit mund t'i rrisin shanset pėr njė recesion tė dyfishtė.

Ne faqet sportive gazetat shkruajnė edhe pėr largimin e mundshėm tė sulmuesit Wayne Rooney nga Manchester United pas konfirmimit tė lajmit nga menaxheri sėr Alex Ferguson.

INDEPENDENT thotė se Rooney dėshiron tė kalojė tek rivalėt e United, Manchester City, ndėrsa DAILY MIRROR flet pėr njė transfertė me vlerė 80 milion stėrlina.

Por FINANCIAL TIMES beson se United do ta ketė tė vėshtirė tė caktojė vlerėn e sulmuesit Rooney pėr shkak tė kufizimeve financiare tė klubeve kryesore tė Evropės.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>