|
Jetė e pasigurt nė veri tė Kosovės
|
|||||||||||||||||||||||
Njė mikrobus humanitar transporton nga e hėna nė tė premten nė Mitrovicė shqiptarėt qė jetojnė nė tri fshatrat e komunės sė
Leposaviqit me shumicė serbe.
Fshatrat Cerajė, Bistricė e Koshtovė janė vendbanimet mė veriore tė banuara me shqiptarė dhe gjenden nė njė zonė malore afėr kufirit me Serbinė. Kjo pjesė e Kosovės vazhdon tė jetė jashtė kontrollit tė Prishtinės. Dhe dy vjet e ca mbas shpalljes sė pavarėsisė, serbėt qė pėrbėjnė shumicėn nė kėtė zonė, vazhdojnė tė mbajnė lidhje tė forta me Beogradin. Tensionet ndėretnike janė ende tė pranishme dhe ato kanė bėrė qė pėr pakicėn shqiptare nė kėtė pjesė tė ketė kufizim tė lirisė sė lėvizjes. Banorėt e tri fshatrave shqiptare thonė se qarkullimi i tyre varet nga minibusi tė cilin ua ka siguruar qeveria e Kosovės. Ende pasiguri Xhemile Mustafa rreth tė gjashtėdhjetave nga fshati Cerajė thotė se incidentet tani nuk ndodhin shpesh si dikur, por ende ka pasiguri. Nuk jemi krejtėsisht tė sigurt, sepse ky minibus ėshtė sulmuar pėrpara tre herė dhe unė kam qėlluar aty sė bashku me bashkėshortin dhe vajzėn, por skemi ēfarė tė bėjmė, jeta jonė vazhdon kėshtu, shprehet ajo. Sipas shefit tė zyrės pėr komunitete nė komunėn e Leposaviqit, Haki Imeri para luftės nė tri fshatrat shqiptare kanė jetuar rreth 160 familje, ndėrsa tani ka mbetur vetėm ēereku i tyre. Banorėt janė shpėrngulur pėr shkak tė sigurisė sė pamjaftueshme pėr ta. Pėrforcohet siguria Njė numėr incidentesh qė kanė ndodhur kohėve tė fundit nė Kosovėn Veriore, kanė nxitur forcat ndėrkombėtare dhe vendore tė sigurisė qė tė shtojnė praninė e tyre qė nga fillimi i kėtij muaji. Policia e EULEX-it dhe ajo e Kosovės me mbėshtetjen e forcės paqėruajtėse tė NATO-s ka ngritur pika tė kontrollit nė kėtė zonė. Ekipet lėvizėse tė organeve tė rendit janė mė shumė tė dukshme gjatė orėve tė natės nė pėrpjekje pėr tė penguar aktivitetet e grupeve tė ndryshme kriminale. Autoritetet thonė se ky operacion ka pėr qėllim tė pėrmirėsojė gjendjen e sigurisė dhe tė vendosė ligjshmėrinė nė atė pjesė. Jo vetėm siguri
Por deri tani ky rritja e pranisė sė policisė dhe ushtarėve tė KFOR-it nuk e kanė ndryshuar pėrceptimin e qytetarėve tė kėsaj pjese pėr sigurinė. Ne e kemi parė nė televizion qė po thonė se janė shtuar masat e sigurisė, por veriu pėrfshin njė zonė mė tė madhe e ne kėtu nuk po vėrejmė asgjė, shprehet Faik Mustafa, mėsimdhėnės nė shkollėn e fshatit Cerajė. Ai tregon pėr pėr vėshtirėsitė me tė cilat pėrballen banorėt e fshatrave shqiptare tė Leposaviqit: "Pas mbarimit tė shkollės fillore, ata qė duan ta vijojnė shkollimin e mesėm, kėtė duhet ta bėjnė nė Mitrovicė, pasi nė Leposaviq nuk ka shkollė tė mesme ku mund ti ndjekin mėsimet nxėnėsit shqiptarė," thotė ai. "Ne e kemi mė afėr komunėn e Leposaviqit, por kme ta nuk kemi kurrfarė lidhje. Kryetari i komunės nuk vjen kurrė ta vizitojė fshatin. Ne nuk i interesojmė askujt." Mungesė komunikimi Nė komunėn e Leposaviqit gjithēka ėshtė mė e ndėrlikuar pėr shkak tė funksionimit tė dy pushteteve atje. Nė njėrėn anė janė strukturat komunale tė dala nga zgjedhjet e Serbisė tė cilat pėr Prishtinėn janė tė papranueshme. Nė anėn tjetėr janė pėrfaqėsuesit serbė tė cilėve qeveria e Kosovės ua ka vazhduar mandatin, pavarėsisht bojkotimit tė zgjedhjeve tė fundit nga ana e qytetarėve serbė. Shefi i zyrės pėr komunitete nė komunėn e Leposaviqit, Haki Imeri thotė se si pėrfaqėsues i pakicės shqiptare nė kėtė pjesė, nuk ka fare qasje nė objektin e komunės. Ne kemi njė bashkėpunim me ata serbė qė me vendim tė qeverisė u ėshtė vazhduar mandati, por vėshtirėsi kryesore ėshtė shkuarja nė komunė, sepse ne si zyrė e komuniteteve nuk i njohim ato si struktura ilegale, thotė z.Imeri. Mėnyra e vetme e komunikimit me udhėheqėsit serbė, sipas tij, ėshtė me ndėrmjetėsimin e ndėrkombėtarėve. Branko Niniq ėshtė kryetar i komunės, i zgjedhur nė bazė tė rezultatit tė votimeve tė organizuara nga Serbia. Komunikimi zyrtar nuk ekziston sepse nė komunikim me pjesėtarėt e KFOR-it dhe EULEX-it unė kam thėnė se tani situata e sigurisė nuk ėshtė aq e mirė sa unė si kryetar i komunės sė Leposaviqit dhe si pėrfaqėsues i serbėve ti vizitoj disa fshatra" tha ai. Por z. Niniq nuk e pėrjashtoi mundėsinė qė njė gjė e tillė tė ndodhė nė tė ardhmen. "S'ka diskriminim" Ai tha se udhėheqja komunale nuk ka qasje diskriminuese ndaj pakicės shqiptare nė Leposaviq dhe ankesat e banorėve tė tri fshatrave i cilėsoi tė paqėndrueshme. Sigurisht qė tė gjitha kėrkesat e atyre banorėve ne do ti shqyrtojmė dhe do ti ndihmojmė si tė gjithė fshatrat tjera, tha kryetari i komunės. Qeveria e Kosovės dhe Zyra Civile Ndėrkombėtare kohė mė parė kanė bėrė tė ditur planin e tyre pėr organizimin e zgjedhjeve tė jashtėzakonshme nė komunat serbe nė veri tė Kosovės me qėllim tė legjitimimit tė strukturave komunale. Megjithatė, deri tani ky mbetet vetėm njė synim i Prishtinės zyrtare, si pasojė e sfidimit qė i bėhet pavarėsisė sė Kosovės dhe institucioneve shtetėrore tė Prishtinės nga serbėt e kėsaj pjese. |
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||