BBCAlbanian.com
 
Botuar: E hėnė, 11 tetor 2010 - 16:29 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Mandela publikon "bisedat me vetveten"
 

 
 
Nelson Mandela
Nė libėr botohet njė pėrmbledhje e letėrkėmbimit dhe ditareve
Pėr herė tė parė, ikona e Afrikės sė Jugut, Nelson Mandela bėri publik arkivin e tij privat pėr tė gjithė.

"Bisedat me vetveten" ėshtė njė pėrmbledhje e dokumenteve tė tij personale, letrave, ditareve, shėnimeve qė zbulojė mendimet intime tė tė burgosurit tė izoluar, njeriut familjar dhe heroit global.

Verne Harris ėshtė kujdesur pėr tė gjitha kėto dokumente, fletore me shėnime nga burgu, letra intime.

Ai thotė se hapja e arkivave ėshtė njė rast i pėrkryer pėr tė kuptuar jetėn private tė njėrės prej ikonave mė tė famshme tė botės.

Nė kėtė koleksion ka shėnime mjaft tė detajuara.

Ēdo ditė Mandela ka shėnuar diēka nga jeta e tij dhe e ka ruajtur atė.

Shėnimet mė tė rėndėsishme janė bėrė mes momenteve tė rėndėsishme historike.

Pėrmes kėtij libri, zbulojmė njė Mandelė tjetėr, mė tė brishtė, qė shikonte ėndėrra gjatė kohės nė burg e qė kishin tė bėnin me fėmijėt e tij qė i mungonin shumė.

Verne Harris thotė nė shėnime flitet edhe pėr mangėsitė e tij.

"Ka patur akuza pėr neglizhencė, dhunė fizike si dhe lidhje jashtėmartesore" shpejgon ai.

Njė pjesė e dokumenteve tė seleksionuara botohen nė formė e librit duke ju prezentuar vetė zotit Mandela.

Hyrja nė libėr ėshtė shkruar nga presidenti amerikan Barack Obama.

Pėr Mandelėn 92-vjeēar kujtesa ka filluar tė zbehet.

Shokėt e tij tė vjetėr tė kohės sė luftės pėr ēlirim, e kanė mirėpritur hapjen e arkivave tė tij dhe hollėsitė qė ato ofrojnė.

Mac Maharaj qė ka kaluar 12 vjet nė burg me zotin Mandela thotė se pėrmes letrave kuptojmė se nėpėr ēfarė vuajtjesh ka kaluar ish presidenti.

Arkivat, shton ai, kanė qėnė njė antidotė e rėndėsishme ndaj mitologjisė qė ėshtė krijuar pėrreth figurės sė zotit Mandela.

"Mendoj qė ideja se njerėzit qė mbajnė poste udhėheqėse nuk janė njerėz tė zakonshėm, ėshtė njė koncept shumė i rrezikshėm, qė ēon ne zhgėnjim kur njerėzit fillojnė tė kuptojnė se edhe ata janė njerėz tė rėndomtė," shton Mac Maharaj.

Arkivat e Nelson Mandelės hapen nė njė kohė kur janė rritur tensionet rreth trashėgimisė sė tij, kur janė paraqitur fraksione brenda partisė Kongresit Kombėtar Afrikan si dhe nė vetė familjen e tij.

Tė gjithė po luftojnė pėr kontrollin e emrit Mandela qė ėshtė njė firmė fitimprurėse.

Arkivat e hapura mund tė ndihmojnė nė zbutjen e kėsaj beteje duke u dhėnė qasje tė gjithėve nė kėtė fenomen botėror.

 
 
LOKALE
Obama merr ēmimin Nobel tė Paqes
10 dhjetor 2009 | Faqja Kryesore
Mandela mbėshtet ANC-nė
19 prill 2009 | Faqja Kryesore
Mandela feston 90-vjetorin e lindjes
18 korrik 2008 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>