|
Vitet e fundit tė Gauguin nė Tate Modern
|
|||||||||||||||||||||||
Paul Gauguin ėshtė njė prej piktorėve francezė mė tė njohur tė shekullit tė 19-tė.
Ai njihet nė masė tė madhe nga veprat e realizuara nė Tahiti dhe Polonezinė franceze nė fund tė jetės sė tij. Por janė pikėrisht kėto vepra qė e kanė bėrė atė edhe njė figurė shumė tė debatueshme. Kritikėt e tij mė tė ashpėr thonė se Gauguin i ka shfrytėzuar njerėzit atje, sidmos gratė, sikur ēdo patron kolonial. Piktori tjetėr Ka kaluar mė shumė se gjysėm shekullli kur u shfaq nė ekrani filmi 'Etja pėr jetėn" njė ekranizim i biografisė sė piktorit holandez, Vincent van Gogh. Ky film gjithashtu ēimentoi edhe imazhin popullor tė njė tjetėr piktori, qė disa dashamirės sė artit e kanė tė vėshtirė pėr ta adminiruar si njeri pavarėsisht nga talenti. Paul Gauguin miku i piktorit van Gogh, lindi nė Paris mė 1848. Nė tė tridhjetat ai hoqi dorė nga karriera nė bursė pėr tė pikturuar. Ekspozita e punėve tė tij nė Galerinė e artit modern nė Londėr, pasqyron edhe kėtė pėrpjekje tė piktorit pėr tė lėnė prapa jetėn borgjeze, e pėr t'u vendosur nė Bretanjė, njė rajon asokohe pak zhvilluar nė Francė. Pas kėsaj ai u zhvendos edhe mė larg jetės sė sofistikuar moderne. Shkoi nė Tahiti dhe nė ishujt Markezė nė Paqėsorin jugor qė ishte pjesė e Polonezisė franceze. Pėr shumė adhurues tė artit ishin vitet e fundit tė karierės sė tij tė kaluara nė kėto vende, qė pėrcaktuan talentin e piktorit. Gauguin dhe ishullarėt Disa kritikė mendojnė se sjellja e piktorit ndaj ishullarėve, veēanėrisht grave, ka qėnė shfryrėzim. Por ėshtė nė fakt njė kritikė qė qėndron, apo ėshtė thjesht njė mit? Akademika Caroline Boyle-Turner e ka studiuar artin Paul Gauguin pėr 25 vjet.
"Gauguin ishte shumė njeri i kohės. Polonezia u bė koloni franceze nė 1850, 1860 kėshtu qė atje kishte njė farė superioriteti kolonial dhe vėrtetė qė Gauguin e ka shfaqur." "Kjo ėshtė njė prej arsyeve pėrse Gauguin ėshtė bėrė interesant, sepse sot ka njė tendencė pėr tė rivizituar tė gjithė konceptin e kolonializmit", thotė Boyle-Turner. Sipas studiueses Gauguin ishte duke kėrkuar njė lloj parajse ideale, qė natyrisht nuk mund ta gjesh. "Kjo ėshtė aryeja, pėrse ai u largua nga Bretanja pėr tė shkuar nė Tahiti, por ky vend nuk rezultoi parajsė, Kopshti i Edenit siē e mendonte ai." "Ai u kthye nė Bretanjė e pastaj shkoi pėrsėri nė Tahiti dhe nė fund pėrfundoi nė ishujt Markezė ku mendoi se mund ta gjente parajsėn". Studiuesja thotė se Gauguin ishte vazhdimisht nė kėrkim, nuk ishte kurrė i kėnaqur me atė qė bėnte. Ai ishte kritiku mė i ashpėr i veprave tė veta dhe thoshte se ishte njė hap pranė arritjes sė qėllimit, pra tė kuptimit tė vėrtetė tė karakterit tė vendeve ekzotike. Ekspozita nė Tate Modern quhet Gauguin krijuesi i miteve. Akademika Caroline Boyle-Turner thotė se Gauguin krijoi njė mit prej vetes, mitin e tė egrit, e artistit qė shkoi pėr tė gjetur parajsėn. Ai krijoi edhe mitin e humbjes se ekzotikes, Polonezia idilike ishte shkatėrruar nga kolonialistėt francezė dhe kisha katolike. Ai dėshironte tė rikrijonte ekzotiken thotė studiuesja qė e pranon se duke gjykuar punėt e piktorit, Paul Gauguin deri nė fund tė jetės sė tij ka qėnė nė kėrkim tė parajsės. |
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||