BBCAlbanian.com
 
Botuar: E martė, 05 tetor 2010 - 11:25 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
'Pitkini' shuhet nė moshėn 95 vjeēare
 
Sėr Norman Wisdom
'Pitkini' ishte shumė popullor nė Shqipėri

Sėr Norman Wisdom, aktori komik i cili kėnaqi audiencėn anėkėnd botės pėr mė shumė se gjysėm shekulli, ka vdekur nė moshėn 95.

Ai ishte mė sė miri i njohur pėr njė seri filmash tė suksesshėm qė realizoi nė vitet pesėdhjetė.

Norman Wisdom u nderua me titullin Sėr nė vitin 2000.

Siē njofton Nick Higham, korrespondenti i BBC-sė pėr media, Wisdom luajti njeriun e vogėl - i ngathtė, i shfrytėzuar por gjithmonė i dashur, qė kalon nėpėr vėshtirėsi tė ndryshme me njė kasketė lecke dhe rroba qė i binin t'vogla.

Disa kritikė nuk e pėlqenin por audeinca e adhuronte atė. Dhe komedia e tij kishte rrėnjėt nė pėrvojėn personale. Kishte patur njė fėmijėri tė vėshtirė; nė moshėn 14 vjeēe pėrfundoi i pastrehė nėpėr rrugė. Strehen e parė tė vėrtetė e gjeti nė ushtri, ku mėsoi t'i bėnte tė tjerėt tė qeshnin, dhe realizoi filmin e tij tė parė Trouble in Store nė 1953. Filmi ishte sukses i madh.

Pjesa mė e madhe e komedisė sė tij buronte nga roli i humbėsit nė njė shoqėri tė viteve pesėdhjetė e gjashtėdhjetė me ndarje tė thellė tė klasave.

Wisdom realizoi rreth 40 filma, kryesisht komedi britanike me buxhet tė vogėl. Por ai luajti edhe nė Broduej nė njė pėrshtatje si mjuzikėll tė veprės Hobson's Choice dhe nė njė mjuzikėll tė Holivudit The Night They raided Minsky's. Ai fitoi edhe ēmime nė vitet tetėdhjetė pėr njė rol serioz si pacient i sėmurė me kancer. Ishte shumė popullor nė Shqipėri. Dhe Charlie Chaplin, hiē mė pak, tha njėherė se ai ishte klouni i tij i preferuar.

Korrespondenti i BBC-sė nė Tiranė, Ilir Kadia, kujton se si u njoh me filmat e Pitkinit nė vitet gjashtėdhjetė:

 
 
LOKALE
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>