|
Fatmir Sejdiu flet pėr motivet e largimit
|
|||||||||||||||||||||||
Fatmir Sejdiu, nė intervistėn e parė pas dorėheqjes sė tij nga posti i presidentit, i ka deklaruar BBC-sė se Gjykata Kushtetuese
e Kosovės nė njė proces 'tė ēuditshėm', e pamundėsoi atė qė tė ushtronte postin e presidentit.
Zoti Sejdiu thotė se ai nuk kishte alternativė tjetėr dhe se kjo do ta ēojė vendin nė zgjedhje tė parakohshme.
Ai shton se zgjedhjet nuk mund tė organizohen, siē po pretendon njė grup i madh, brenda njė afati tė shkurtėr. Ish-presidenti Sejdiu thotė se presidenti i ri do tė zgjidhet me mandat tė plotė. Me zotin Fatmir Sejdiu bisedoi korrespondenti i BBC-sė Muharrem Nitaj. BBC: Z. president, dhatė njė dorėheqje e befasishme. Opinioni e pa si shumė tė papritur. Pse vendosėt aq shpejt tė jepnit dorėheqje nga presidenti? Z. Sejdiu: Jo, unė kam bėrė analiza tė shumta kohėve tė fundit prej momentit tė iniciativės dhe gjithė atyre proceseve tė panatyrshme qė zhvilloheshin nė Gjykatėn Kushtetuese tė Kosovės dhe duke pasur parasysh se gjatė gjithė kėsaj periudhe kohore jam angazhuar me gjithė qenien time tė jap mė tė mirėn e mundshme pėr Kosovėn dhe gjithė qytetarėt e saj. Nė fund, pas debateve tė shumta qė kisha edhe me partnerėt e shumtė edhe tė brendshėm edhe tė Kosovės, natyrisht ishte njė vendim shumė i qartė, duke dėshiruar qė me kėtė nė njė anė tė respektoj vendimin e Gjykatės Kushtetuese, sepse kujtoj se ėshtė borxh i ēdo njeriu tė Kosovės qė tė japė konsideratėn pėr institucionet e vendit, pavarėsisht nivelin e punės sė tyre dhe nė anėn tjetėr, natyrisht qė ti hapė rrugė proceseve tjera qė mund tė jenė tė rėndėsishme pėr zhvillimin e demokracisė nė Kosovė. Unė them se gjithė procesi nė gjykatė ka qenė i panatyrshėm, me vet kohėn e interesimeve se si tė procedohet nė gjykatė, pra nxitjen e njerėzve, me vet aspektet e tjera tė lėvizjes sė deputetėve, tėrheqjes sė nėnshkrimeve tė tyre, me vet formėn e komenteve qė jepeshin nė mėnyra tė ndryshme nga njerėz tė gjykatės por edhe nga mediat, me vet formėn qė presidenti i vendit dhe pėrfaqėsuesit e tij nuk kanė pasur asnjė informacion tė drejtpėrdrejt pėr zhvillimet nė gjykatė dhe me mėnyrėn e panatyrshme tė komunikimit jashtė asaj qė ėshtė rregull zyrtar. Pavarėsisht tė gjitha kėtyre, nė situatėn e krijuar unė mendoj se kam marrė njė vendim tė drejtė, duke patur parasysh nė tė njejtėn kohė njė borxh ndaj subjektit politik nga i cili kam pasur mbėshtetje dhe kam pasur mbėshtetjen edhe tė qytetarėve tė Kosovės. BBC: A ka qenė e mundur qė ju tė jepnit dorėheqje nga Lidhja Demokratike e Kosovės dhe jo nga presidenti dhe tė mos e ēonit vendin nė krizė institucionale politike? Z. Sejdiu: Tė them tė drejtėn ka pasur edhe kėso mundėsish. Qėllimi im nuk ėshtė qė ta ēoj vendin nė krizė institucionale por, esencialisht, unė kam dashur ta interpretoj atė qė ka qenė burimor, sepse Kushtetuta e vendit e ka lejuar kėtė mundėsi. Kushtetuta e vendit nė dy normat e drejtpėrdrejta tė cilat i referohen papėrputhshmėrisė sė funksionit ėshtė shumė e qartė. Unė e di mirė historikun e zhvillimit tė kėsaj norme. Nė fillim ka qenė ideja qė ėshtė krejt normale sepse e kanė edhe shtetet e caktuara qė tė jetė e pamundshme mbajtja e njėkohshme e dy pozicioneve tė rėndėsishme politike dhe institucionale dhe mė vonė nė draftin final tė Kushtetutės sė miratuar ekziston shumė e qartė formula se nuk mund tė ushtrohet funksion tjetėr. Pra kjo ka qenė njė marrėveshje e brendshme dhe e bėrė me faktorė tė rėndėsishėm ndėrkombėtarė dhe unė nuk tėrhiqem nga kjo. Ne jemi marrė vesh dhe ėshtė ēėshtje e parimeve. Nėse dikush ndėrkohė i ka tėrhequr fjalėt ėshtė ēėshtje e tyre dhe e ndėrgjegjės edhe tė njerėzve se si i kanė komentuar edhe nė Gjykatėn Kushtetuese. BBC: Z.Sejdiu po mė thoni qė ka qenė njė proces krejt i panatyrshėm nė Gjykatėn Kushtetuese, duke filluar nga procedurat e deri te publikimi i lajmit ose momenti kur Gjykata ėshtė marrė me kėtė ēėshtje, duke mos pasur elemente tė reja nė disa muajt e fundit sepse problemi nėse ka ekzistuar me shkeljen e Kushtetutės ka qenė i njė kohe mė tė gjatė. Pse ka ndodhur kjo sipas jush? Z. Sejdiu: Unė nuk di, mund tė them se mund tė ketė motive tė shumta, dua ta lė ēėshtjen nė ndėrgjegjėn e gjykatės, edhe tė njerėzve qė e kanė ngritur iniciativėn, por them kėtė qė e thoni edhe ju se janė katėr vjet e tetė muaj qė unė jam zgjedhur nė pozitėn e presidentit tė vendit, njė kohė ka qenė mandati i pėrcaktuar sipas Kornizės Kushtetuese, mė vonė mandat qė ėshtė fuqizuar me hyrjen nė fuqi tė Kushtetutės sė vendit. Janė kryer procese shumė tė mėdha, nė kėto procese tė mėdha ka qenė roli i gjithmonshėm dhe nė kėtė kuadėr unė them se gjithė ajo qė ka qenė rrjedhė e deritanishme, ka qenė rrjedhė normale. Sthem qė presidenti i vendit gjatė kėsaj periudhė ka bėrė anime politike, apo se ka bėrė ndėrhyrje tė caktuara tė cilat do tė shkonin nė favor tė veēantė tė njė partie politike siē ėshtė LDK-ja nė kėtė rast. Ju keni shembuj tė drejtpėrdrejtė, posaēėrisht nė proceset e dy viteve tė fundit kur presidenti i vendit nuk ka marrė pjesė as nė fushatėn elektorale pėr LDK-nė, nuk ka marrė pjesė nė asnjė prononcim publik politik apo tė natyrės tjetėr pėr tė shprehur anėsinė e tij dhe nuk ka asnjė vendim tė presidentit tė vendit qė ka rolin e ndikimit nė proceset qė ka zhvilluar njė parti politike, prandaj provat tona janė ofruar si tė tilla. E di qė gjykata ka marrė shembull se ka shkuar ndonjė shkresė nga Lidhja Demokratike e Kosovės nė kuptimin nominal, por nuk ėshtė me firmėn time. Njerėzit e kanė bėrė atje nė kuptimin qė ėshtė njeri qė ka qenė i zgjedhur nė njė proces normal elektoral brenda partisė. E di qė dikush nė fushatė elektorale, siē e ka bėrė ndonjė prej mediave, mund tė jetė thirrur nė emrin tim, por pa porosinė time, pa dijeninė time dhe unė smund tė bart fajet e tė tjerėve, nėse ato do tė ishin inkriminuese, nėse dikush i cilėson si tė tilla. BBC: Z.Sejdiu, kemi arritur nė kėtė pikė. Ka shenja serioze se vendi do tė shkojė nė zgjedhje tė parakohshme nė njė moment relativisht tė vėshtirė. Si e pėrceptoni ju gjithė kėtė proces? Z. Sejdiu: Unė them se jemi nė njė kohė vėrtetė tė zhvillimeve dinamike, mbase mund tė jenė menduar se mund tė jenė mė tė lehta dhe njerėzit qė janė kushtimisht nė pjesėn e aleancės me kėtė proces tė panatyrshėm qė ka ndodhur, mund tė kenė menduar se nuk ėshtė diēka qė mund tė shqetėsojė qytetarėt e Kosovės dhe punėn e institucioneve. Unė nuk dėshiroj shqetėsim tė vendit apo tė qytetarėve, nuk dėshiroj qė tė ketė ērregullsi nė punėn e institucioneve, por dėshiroj poashtu tė zhvillohen procese tė rregullta dhe normale. Pėr ne ėshtė shumė me rėndėsi qė nėse Kosova do tė ketė ndjenjėn dhe nevojėn qė tė hyjė nė njė proces tė zgjedhjeve, ato tė bėhen tė mira. Unė nuk them se ato mund tė bėhen pėr njė muaj, njė muaj e gjysmė apo dy muaj. Ėshtė shumė e nevojshme qė shumė ēėshtje qė kanė qenė tė evidencuara mė herėt pėr proces normal, tė urgjentohen nė kuptimin e pėrgatitjes sė mirė, duke filluar me ligjin zgjedhor, duke pasur parasysh nevojėn e pastrimit definitiv tė regjistrave zgjedhorė, por edhe elemente tė tjera tė rėndėsishme qė lidhen edhe me ndjenjėn e konsensusit politik tė tė gjitha partive politike. Them se ndoshta mund tė bėhen zgjedhje tė parakohshme nė njė periudhė para nėntorit tė vitit tė ardhshėm, por nuk do tė thotė qė tė ketė zgjedhje tė domosdoshme brenda 30 apo 45 ditėshit. Unė pashė edhe analiza tė njerėzve tė shumtė dhe ne kemi probleme me organizimin e zgjedhjeve nė njė komunė. Si do tė ndodhė me Rahovecin kur jepet njė mandate 30 apo 45 ditė sa ėshtė e paraparė me procedurat ligjore dhe ēka do tė bėhet me zgjedhjet nė nivel vendi, ku ėshtė njė elektorat prej mbi 1 milion votuesish dhe tė bėhet njė proces i mirėfilltė, i cili do tė nderonte Kosovėn nė ndjeshmėrinė e kohės qė pėrjeton. BBC: Z. Sejdiu, a nuk ka pasur mundėsi qė meqenėse ju keni vendosur tė tėrhiqeni, LDK-ja tė dėrgonte njė kandidat tjetėr pėr tė vazhduar mandatin aty ku e keni lėnė ju? Z. Sejdiu: Jo, janė ēėshtje qė lidhen me bazėn kushtetuese. Kushtetuta ėshtė shumė e qartė, Kushtetuta nuk parasheh vazhdim tė mandatit tė presidentit, por parasheh mandat tė presidentit tė vendit, prandaj unė them se ai qė duhet tė zgjidhet, duhet tė zgjidhet me mandat tė plotė. Ėshtė gjė normale sepse Kosova nuk ka njė sistem qė lidhet me pjesėn e trashėgimisė nė kuptimin e mandatit, flas jo nė vijėn politike, por nė vijėn kohore. Vendet qė kanė president dhe zėvendėspresident e kanė shumė tė qartė, ta zėmė nė sistemin e SHBA-sė, zvpresidenti vazhdon mandatin deri nė pėrfundim tė mandatit tė rregullt qė ka pasur presidenti mė parė. Kosova ėshtė nė njė rrjedhė tjetėr tė zhvillemeve kushtetuese dhe e ka shumė tė qartė se Kushtetuta nuk parasheh asnjė variant tjetėr pėrveē asaj qė Kuvendi tė zgjedhė presidentin dhe ai ka mandatin pesė-vjeēar. BBC: Ju tani futeni nė zgjedhjet pėr strukturat e LDK-sė, duke pėrfshirė edhe kryetarin. Ėshtė njė moment i vėshtirė pėr ju ky proces? Z. Sejdiu: Jo, unė them se ėshtė njė proces normal dhe pėr mua them se nuk dallon shumė kjo pjesė e jetės nga jeta qė kam kapėrcyer me pėrjashtim tė pamundėsisė tė lėvizjes me miqtė e mi pėr shkak tė protokoleve tė pėrcaktuara tė shtetit. Sido qė tė jetė, jeta ime nuk ka ndryshuar edhe nė kuptim tė miqėsisė me gjithė njerėzit e Kosovės dhe ajo vazhdon edhe tash. Unė mendoj se edhe angazhimi im nė kėtė proces pėr tė ndihmuar procesin e mirė elektoral nė Lidhjen Demokratike tė Kosovės ėshtė pritur mirė. Unė them se njerėzit qė nė takimin e parė qė kam pasur kanė pėrkrahur kthimin tim nė shtėpinė ku janė bėrė procese tė mėdha tė mirėn e Kosovės dhe mendoj se do tė jetė njė proces i natyrshėm pėr tė pėrfunduar si duhet. BBC:Z.Sejdiu, a nuk ju duken nė fakt tė gjitha zhvillimet e fundit, duke pėrfshirė dorėheqjen tuaj, se kanė qenė tė panatyrshme pėr momentin qė po kalon Kosova, duke pasur parasysh qė po i trokasin fort nė derė edhe bisedimet me Serbinė, edhe proceset tjera tė njohjes, tė konsolidimit tė shtetit? Z. Sejdiu: Unė nuk pendohem se kam dhėnė aktin e dorėheqjes, por them gjithmonė nė respekt tė vendimit tė Gjykatės Kushtetuese. Natyrisht se ka shumėēka qė ėshtė nė ndjeshmėri eseciale. Si njeri qė kam pėrvojėn time tė drejtpėrdrejtė dhe tė involvuar shumė nė proceset mė tė rėndėsishme tė Kosovės, jam nė gjendje qė tė jap idetė e mia, nuk jam nė pjesėn vendimmarrėse nė kėto procese, por ajo qė do tė jetė shumė e rėndėsishme ėshtė se Kosova asnjėherė nuk ka hezituar bashkėpunimin e nevojshėm pėr interesa tė qytetarėve tė dy vendeve sovrane nė kėtė rast me Republikėn e Serbisė, duke pasur njė partneritet tė mirė edhe me bashkėsinė ndėrkombėtare. Nė kėtė kuadėr unė them se me gjithė sfidat qė mund ti kemi para vetes, natyrisht se duhet tė jemi shumė tė pėrgatitur pėr ti kapėrcyer si duhet. Kur do tė ndodhin kėto procese nuk kam njė orar sot pėr ta thėnė, sepse axhendat dhe lėvizjet gjithmonė mund tė marrin kahje kohore nė afate tė ndryshme, por ajo qė dua tė them ėshtė se Kosova ka disa vija tė kuqe tė cilat nuk mund ti shkelė dhe nuk guxon ti shkelė, ėshtė ēėshtja e sovranitetit shtetėror tė saj, e integritetit tė saj shtetėror, ėshtė ēėshtja e rregullimit tė saj tė brendshėm, tė karakterit unitar tė shtetit. Unė them se ne kemi njė dokument qė e kemi miratuar me vėshtirėsi, me debate tė gjėra me qytetarėt e Kosovės dhe nė pėrplasje tė mėdha. Ky ėshtė projekti i presidentit Ahtisaari dhe kjo ėshtė oferta qė na ka shtyrė dhe na kanė nxitur miqtė e Kosovės qė ta pranojmė si tė tillė dhe mendoj se ēdo dalje nga kjo kornizė do tė kishte pasoja. |
LOKALE
Ambasadori Sparkes pėr dialogun me serbėt30 shtator 2010 | Faqja Kryesore
Jakup Krasniqi flet pėr zgjedhje tė parakohshme29 shtator 2010 | Faqja Kryesore
PDK: Jo president me gjysmė mandati28 shtator 2010 | Rajoni
Shala: Jo zgjedhje pa Haradinajn28 shtator 2010 | Rajoni
Kryeziu: Dorėheqja ka prishur balancėn28 shtator 2010 | Faqja Kryesore
Reagime pėr dorėheqjen e Sejdiut27 shtator 2010 | Rajoni
|
|||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||