BBCAlbanian.com
 
Botuar: E premte, 10 shtator 2010 - 08:19 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Miratohet në OKB rezoluta për Kosovën
 

 
 
Asamblea e Përgjithshme e OKB-së
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar në mënyrë unanime një rezolutë që bën thirrje për dialog mes Serbisë dhe Kosovës.

Pas javësh dialogu intensiv, miratimi i rezolutës i hap rrugën bisedimeve direkte mes të dyja palëve, të parat që kur Kosova shpalli pavarësinë.

Rezoluta hoqi kërkesat e mëhershme të Serbisë për rihapjen e dialogut për statusin e Kosovës.

Rezoluta origjinale e Beogradit përfshinte një mosnjohje të shpalljes së pavarësisë së Kosovës në 2008.

Kjo projekt-rezolutë u tërhoq pasi Serbia u paralajmërua se një qëndrim i tillë do të vinte në rrezik ambiciet e vendit për anëtarësim në BE.

Rezoluta e amenduar njeh gjykimin e Gjykatës Ndërkombëtare për Drejtësi, që thotë se shpallja unilaterale e pavarësisë së Kosovës ishte e ligjshme.

Rezoluta gjithashtu përshëndet ofertën e Bashkimit Evropian për të mundësuar dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, si rrugë për anëtarësimin në të ardhmen në organizatë.

Ishte presioni evropian që e bindi Serbinë që të hiqte dorë nga kërkesa që OKB-ja të rihapte debatin për shkëputjen e Prishtinës.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç përsëriti që Beogradi nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Ai tha se rezoluta e OKB-së ishte neutrale, përsa i takon statusit.

Bisedimet lidhur me këtë çështje pritet tani që të zhvendosen nga OKB-ja në Bruksel.

Kjo gjë nuk do të jetë e lehtë, nëse i referohesh sesionit të enjten.

Seanca e Asamblesë u vononua për disa orë pasi Serbia kundërshtoi praninë e zyrtarëve të Kosovës në sallën e OKB-së.

 
 
LOKALE
The Guardian: "Fitorja e baroneshës Ashton"
09 shtator 2010 | Faqja Kryesore
Maliqi: Beogradi ka humbur Kosovën si tërësi
07 shtator 2010 | Faqja Kryesore
Bisedime BE-Beograd për rezolutën
06 shtator 2010 | Faqja Kryesore
Hondurasi njeh pavarësinë e Kosovës
04 shtator 2010 | Faqja Kryesore
Jakshiq: Kosova e pavarur realitet që do pranuar
02 shtator 2010 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>