|
Kosova mirėpret rezolutėn BE-Serbi
|
|||||||||||||||||||||||
Kosova ka mirėpritur njė projekt-rezolutė kompromis tė arritur midis BE-sė dhe Serbisė e cila pritet tė paraqitet pėr miratim
nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė OKB-sė.
Qeveria e Kosovės thotė se ajo hedh poshtė mundėsinė e bisedimeve pėr statusin me Serbinė dhe inkurajon dialogun midis tė dy vendeve si shtete tė pavarura. Nė projektin e ri bėhet thirrje pėr dialog mes dy shteteve pėr njė zgjidhje tė pranueshme nga tė dyja palėt. Projekti i ndryshuar pėrmend faktin se "njė zgjidhje e pranuar nga tė dy palėt ... mund tė gjendet nėpėrmjet negociatave". Njė projekt i mėparshėm i rezolutės ishte kritikuar nga BE-ja, sepse dėnonte shpalljen e pavarėsisė nga Kosova. Qeveria serbe kėmbėngul se projekt-rezoluta e ndryshuar nuk njeh pavarėsinė e Kosovės. Nėpėrmjet njė deklarate pėr shtyp qeveria e Kosovės thotė se projekti, qė ka mbėshtetjen e BE-sė dhe SHBA-sė "ėshtė nė pėrputhje tė plotė me realitetin e krijuar nė Kosovė dhe nė rajon". "Kjo draft-rezolutė merr nė konsideratė mendimin kėshillėdhėnės tė GJND-sė, e cila ka konkluduar qartė se shpallja e pavarėsisė sė Kosovės ėshtė nė pėrputhje tė plotė me tė drejtėn ndėrkombėtare," thuhet nė deklaratė. "Qeveria e Kosovės shpreh keqardhje pėr deklaratėn e bėrė publike nga Qeveria e Serbisė, e cila nė mėnyrė dėshpėruese pėrpiqet tė krijojė keqinterpretime dhe pritje false lidhur me pėrmbajtjen e draft-rezolutės sė re tė pėrpiluar nga BE-ja dhe SHBA-ja", thuhet mė tej nė deklaratė. Kompromisi Ēelėsi i kompromisit, sipas analistėve, duket tė jetė pėrpjekja e ekspertėve BE-sė pėr ta formuluar tekstin e projekt-rezolutės nė mėnyrė tė tillė qė secila palė tė mund ta interpretojė atė nė mėnyrė tė vet e nė tė njėjtėn kohė tė mos jetė e dėmshme pėr asnjė proces. Projekti i ndryshuar pėrmend faktin se "njė zgjidhje e pranuar nga tė dy palėt ... mund tė gjendet nėpėrmjet negociatave". Duke parė tekstin e ri tė rezolutės dhe duke e krahasuar atė me variantin e parė qė Serbia kishte dorėzuar, ėshtė e qartė se ka ndryshime rrėnjėsore. Nė tekstin e parė qė ishte krejtėsisht i papranueshėm pėr shumicėn e vendeve tė BE sė, Serbia dėshironte qė Asambleja e Pėrgjithshme tė thotė se "shkėputja e njėanshme nuk ėshtė zgjidhje", duke patur parasysh se statusi i Kosovės pėr shumicėn e vendeve tė BE-sė sė ėshtė zgjidhur dhe ai ėshtė pranuar nga kėto vende. Nuk ka qenė i pranueshėm as formulimi ku ftohej pėr dialog nė mes tė dy palėve pėr tė gjetur njė zgjidhje tė pranueshme pėr tė dyja palėt pėr ēėshtjen e statusit. Kėto formulime janė hequr nga teksti i ri i projekt-rezolutės. SHBA-ja dhe 22 vende anėtare tė BE-sė qė e kanė njohur Kosovėn reaguan me zemėrim dhe bėnė fushatė qė vendet e tjera tė votonin kundėr projekt-rezolutės, duke i sugjeruar Beogradit se kėrkesa pėr anėtarėsim nė BE do tė vihej nė rrezik. Nė variantin e ri tė tekstit tė rezolutės merret nė dijeni mendimi i Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė (GJND). GJND-ja vendosi se shpallja e pavarėsisė sė Kosovės nė asnjė mėnyrė nuk shkel normat e sė drejtės ndėrkombėtare. BE-ja ka pėrshėndetur kompromisin duke theksuar se tani ka rėndėsi procesi qė duhet tė pasojė. Aprovimi i projekt-rezolutės mendohet tė pėrmbyllė ēėshtjen e mendimit te GJND-sė, dhe tė fillojė atė qė BE-ja dėshiron tė bėhet: njė kapitull i ri i dialogut mes Beogradit dhe Prishtinės, ku mund tė bisedohet pėr gjithēka, por nuk mund tė bisedohet pėr dy ēėshtje, statusi i Kosovės, dhe ndarja territoriale, duke patur parasysh perspektivėn evropiane tė Serbisė dhe Kosovės e tė rajonit. BE e kėnaqur BE-ja e ka pėrshėndetur vendimin e Serbisė qė tė pranojė kushtet e e saj pėr paraqitjen e tekstit tė ri tė projekt-rezolutės pėr Kosovėn. Pėrfaqėsuesja e Lartė e BE-sė pėr Politikė tė Jashtme, Catherine Ashton ka thėnė se pėrshėndet ngrohtėsisht njoftimin e presidentit tė Serbisė, Boris Tadiq, lidhur me hapat e ardhshėm nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė OKB-sė nė lidhje me projektrezolutėn pėr vendimin kėshillėdhėnės tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė pėr Kosovėn. Zonja Aston tha se tashmė kjo projektrezolutė do tė paraqitet nga 28 vende evropiane, 27 vendet anėtare tė BE-sė dhe Serbia. "Ne kemi bashkėpunuar me Serbinė dhe kjo arritje ėshtė njė tregues i angazhimit tė pėrbashkėt pėr perspektivėn evropiane tė Serbisė," tha zonja Ashton. "Pas votimit tė sotėm nė Asamblenė e Pėrgjithshme, ėshtė e rėndėsishme qė tė fillojė dialogu me Beogradit dhe Prishtinės. Ky dialog do tė jetė njė faktor paqeje, sigurie dhe stabiliteti nė rajon," tha zonja Ashton. Qeveritė evropiana e mirėpritėn kėtė hap. "Ky ėshtė njė hap tjetėr nė rrugėn drejt normalizimit tė marrdhėnieve," tha ministri i Jashtėm francez Bernard Kouchner nėpėrmjet njė deklarate. Ministria e Jashtme spanjolle shprehu "kėnaqėsi tė thellė" duke thėnė: "Me kėtė marrėveshje Serbia riafirmon me forcė dėshirėn e saj pėr tė vazhduar hapat e fuqishėm nė procesin e integrimit evropian, nė njė frymė konstruktive." |
LOKALE
Meta: Rezoluta kompromis nė favor tė Kosovės09 shtator 2010 | Rajoni
The Guardian: "Fitorja e baroneshės Ashton" 09 shtator 2010 | Faqja Kryesore
Vazhdon dialogu pėr rezolutėn serbe 08 shtator 2010 | Rajoni
Maliqi: Beogradi ka humbur Kosovėn si tėrėsi07 shtator 2010 | Faqja Kryesore
Feith: Jo bisedime pėr statusin dhe ndarjen07 shtator 2010 | Rajoni
Bisedime BE-Beograd pėr rezolutėn 06 shtator 2010 | Faqja Kryesore
Hondurasi njeh pavarėsinė e Kosovės04 shtator 2010 | Faqja Kryesore
Jakshiq: Kosova e pavarur realitet qė do pranuar02 shtator 2010 | Faqja Kryesore
|
|||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||