|
The Guardian: "Fitorja e baroneshės Ashton"
|
|||||||||||||||||||||||
E pėrditshmja britanike Guardian komenton vendimin e Serbisė pėr tė ndryshuar rezolutėn pėr Kosovėn.
Nė artikullin me titull "Serbia heq dorė nga sfidimi i pavarėsisė sė Kosovės" Guardian thotė se Serbia u gjunjėzua pas presionit intensiv nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara duke hequr dorė nga sfidimi i pavarėsisė sė Kosovės nė Kombet e Bashkuara dhe se kjo tani i hap rrugėn bisedimeve mes Beogradit dhe udhėheqesisė shqiptare tė Kosovės. Autori i artikullit thotė se Serbia rrezikonte tė izolohej nėqoftėse do tė kėmbėngulte me pėrpjekjet pėr tė vėnė nė pikepyetje apo pėr tė zhvleftesuar pavarėsinė e Kosovės, si dhe gjithashtu do tė humbte shpresėn pėr njė integrim mė tė shpejtė nė Bashkimin Europian. Kjo kthesė, sipas Guardian, shėnon njė fitore pėr Pėrfaqėsuesen e Lartė tė BE-sė pėr Politikė tė Jashtme, Catherine Ashton e cila ka kaluar dy ditėt e fundit duke ushtruar presion ndaj presidentit serb Boris Tadiq pėr tė pranuar formulėn e sugjeruar nga Bashkimi Europian. Guardian thotė se Tadiq ishte paralajmėruar nga zonja Ashton se refuzimi i kėsaj formule do tė nenkuptonte mbylljen e derės pėr Serbinė nė BE, ku ajo ka dėshirė tė integrohet sa mė shpejt tė jetė e mundur. Gjithashtu nga ana tjetėr edhe Washingtoni, mė konkretisht zevendespresidenti Joe Biden kishte pėrforcuar kėtė mesazh, thotė gazeta. Sipas formulės se re tė cilėn autori i artikullit thotė se e ka parė, Serbia tani do tė pranojė vendimin e Gjykatės Ndėrkombėtare te Drejtėsisė rreth Kosoves si dhe do tė mirėpret ndėrmjetėsimin e BE-sė nė njė proces dialogues mes Serbisė dhe Kosovės. Diplomatė dhe zyrtarė tė BE-sė thonė se bisedimet mes Prishtinės dhe Beogradit mund tė fillojnė para fundit tė kėtij viti
dhe BE dhe zonja Ashton pritet tė kenė njė rol ndėrmjetėsues por udhėheqėsia shqiptare e Kosovės ėshtė e vendosur qė nė kėtė
bisedime tė pėrfshirjes edhe amerikanėt tė cilėt pastaj do tė nxisin serbėt qė tė kėrkojnė edhe pėrfshirjen e rusėve - thotė
e perditshmja Gaurdian. |
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||