|
Dėnohet plani pėr djegien e Kuranit
|
|||||||||||||||||||||||
Nė Shtetet e Bashkuara dhe vende tė tjera ka pasur njė reagim tė fuqishėm kundėr planit tė njė kishe tė vogėl nė Florida pėr
djegien e Kuranit ditėn e shtunė, pėr tė shėnuar pėrvjetorin e sulmeve tė al-Qaedas nė Nju Jork dhe Uashington.
Prokurori i Pėrgjithshėm i SHBA-ve, Eric Holder e quajti planin "idiot dhe tė rrezikshėm", ndėrsa Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, nė njė darkė iftari, e pėrshkroi vendimin e kishės nė Gainsville si "tė pasjellshėm dhe tė turpshėm". "Jemi ulur pėr kėtė darkė nė kohėn kur vjen lajmi se njė prift nė Gainsville tė Florides ka ndėrmend tė djegė Kuranin e Shenjtė me 11 shtator. Unė jam inkurajuar nga dėnimi i qartė dhe pa ekuivoke qė drejtuesit fetarė tė tė gjithė besimeve nė Amerikė, nga tė krishterėt evangjelistė, deri tek rabinėt hebrenj, si dhe drejtues shekullarė dhe komentatorė tė ndryshėm, i kanė bėrė kėtij akti tė pasjellshėm e tė turpshėm", tha Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton. Protesta kundėr vendimit tė kishės nė Gainsville tė Floridės pėr djegien e kopjeve tė Kuranit, janė zhvilluar nė Afganistan dhe Indonezi. Irani ka paralajmėruar se djegia publike e Kuranit mund tė provokojė reagim tė pakontrolluar tė myslimanėve. Megjithatė, predikuesi Terry Jones, thotė se ka ndėrmend ta zhvillojė ceremoninė dhe se nuk do tė tėrhiqet nga protestat. |
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||