|
Ellison: Plani pėr tė djegur kuranin provokim i qėllimshėm
|
|||||||||||||||||||||||
Nė Shtetet e Bashkuara dhe vende tė tjera ka pasur njė reagim tė fuqishėm kundėr planit tė njė kishe tė vogėl pėr djegien
e Kuranit ditėn e shtunė, pėr tė shėnuar pėrvjetorin e sulmeve tė al-Qaedas nė Nju Jork dhe Uashington.
Prokurori i Pėrgjithshėm nė Shtetet e Bashkuara, Eric Holder e quajti planin 'idiot dhe tė rrezikshėm', ndėrsa Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, e pėrshkroi vendimin e kishės nė Gainsville si "tė pasjellshėm dhe tė turpshėm". Keith Ellison ėshtė kongresmeni i parė mysliman nė Shtetet e Bashkuara. Nė njė intervistė pėr BBC-nė nė vazhdim ai flet pėr reagimin e tij ndaj planit tė Kishės nė Floridė. Keith Ellison: "Ėshtė fatkeqėsi e madhe qė tė ofendosh ndjenjat fetare tė ēfarėdo grupi por ėshtė e qartė se kjo kishte pėr qėllim pėr tė provokuar. Ky ėshtė njė provokim i qėllimshėm dhe unė nuk besoj qė komuniteti musliman ndaj tė cilit kjo pėrpjekje ėshtė e drejtuar do tė shpėrbej kėtė provokim me ēfarėdo lloj reagimi. Nėse ka ndonjė lloj pėrgjigje ateherė unė mendoj se komunitetet duhet tė takohen nė grupime ndėrfetare - myslimanėt, krishterėt, hebrenjtė, Budistėt, ēdo grup tjetėr - dhe tė flasim pėr rėndėsinė e bashkėpunimit ndėrfetar. Unė mendoj se kjo do tė dėmtojė nė mėnyrė tė konsiderueshme pėrpjekjen e tij pėr tė minuar tolerancen fetare. Dua t'ju them njerėzve jashtė Shteteve tė Bashkuara se ky person nuk pėrfaqėson disponimin e popullit amerikan. BBC- A e ndani ju shqetėsimin dhe frikėn e gjeneralit Petreus se kjo do tė mund tė shkaktojė probleme personelit amerikan anembanė botės duke i vendosur ata nė rrezik? Keith Ellison: "Sigurisht se kjo ėshtė e mundshme dhe askush nuk ėshtė mė ekspert nė mbrojtjen dhe sigurinė e trupave amerikane se sa gjenerali Petraeus dhe kėshtu fakti se ky predikues nuk ka respektuar paralajmėrimet e gjeneralit Petraeus tregon njė mospėrfillje tė skajshme pėr forcat amerikane dhe ndėrkombėtare nė Afganistan dhe anembanė botės. Kėshtu qė unė thjeshtė mendoj se tregon mungesė njerėzimi dhe keqdashje tė qėllimshme. BBC - Por siē duket ajo qė planifikojnė tė bėjnė nė Floridė nuk ėshtė e paligjshme nė Shtetet e Bahskuara, apo jo? Keith Ellison: "Jo nuk ėshtė. Ne kemi nenin e parė tė kushtetutės qė thotė se mund tė thuash apo bėsh atė qė dėshiron nėqoftėse nuk e lėndon nje person nė mėnyre direkte. Kėshtu pra nė Amerikė mund tė shohėsh nazistėt duke marshuar lirshėm, apo tė tjerė duke djegur kuranėt. Kjo traditė e jonė ka shumė gjėra pozitive por gjithashtu mund tė ketė disa elemente fatkeqe. Kjo ėshtė ajo qė une e quaj abuzim i tė drejtave tona por ne gjithahstu kemi tė drejtėn e lirisė sė tė shprehurit tė cilėn nė kėtė rast duhet t'a pėrdorim qė tė dėnojmė atė qė ai ėshtė duke e bėrė. BBC - A mos ėshtė koha qė njerėzit tė fillojnė tė vėnė nė pikėpyetje nenin e parė qė ka tė bėjė me mbrojtjen e lirisė sė shprehjės - liri kjo qė vendos jetėn e njerėzve nė rrezik? Keith Ellison:" Mendoj se duhet tė ketė njė kufi kur njė shprehje mund tė nxisė dhunė dhe nė kėto raste qeveria ka tė drejtė qė tė ndėrhyjė dhe unė mendojė se ky person ėshtė shumė afėr kėtij kufiri. Nėse ai e kalon kėtė vijė apo jo ua lė kėtė autoriteteve pėrkatėse qė tė vendosin. Por unė mendoj se idetė e tij do tė refuzohen nga amerikanėt e tjerė. |
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||