|
Maliqi: Beogradi ka humbur Kosovėn si tėrėsi
|
|||||||||||||||||||||||
Analisti Shkėzen Maliqi thotė se vija e kuqe nė tė cilėn insiston Beogradi, sa i pėrket Kosovės, do tė ishte kthim prapa dhe
vazhdim i agonisė qė ka zgjatur disa dekada.
Sipas tij, Kosova ka pėrfituar shumė me vendimin e Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė dhe kjo qė po ndodh tashti mes Brukselit dhe Beogradit, ėshtė njė proces i sqarimit pėrfundimtar tė situatės ku Serbia duhet tė zgjedhė mes dy opsioneve tė papajtueshme - integrimit nė BE dhe insistimit pėr Kosovėn. Me zotin Maliqi bisedoi Seladin Xhezairi dhe fillimisht e pyeti se si i vlerėsonte ai ecejaket e fundit diplomatike pėr ta detyruar Beogradin tė ndryshojė rezolutėn e vet pėr Kosovėn, tė paraqitur nė OKB? Shkėlzen Maliqi: Ėshtė vėrtet i ēuditshėm ky insistim i Serbisė qė tė vazhdojė betejėn pėr Kosovėn pasi e humbi davanė nė GJND, qė vetė e kishte parashtruar. Beogradi ka qenė i paralajmėruar tė mos konfrontohet sėrish me Uashingtonin dhe sidomos me Bashkimin Evropian, sepse kjo mund ta dėmtojė Serbinė nė rrugėn e integrimeve evropaine. Por, Beogradi zyrtar mbeti kokėfortė, dhe vetėm ditėve tė fundit po jep sinjale se ndoshta do tė mund tė bėjė njė kompromis me Brukselin.
Sot (e martė) pasdite Presidenti i Serbisė, Boris Tadiq, do tė takohet me Pėrfaqėsuesen e Lartė tė BE-sė, Chaterine Ashton, dhe ka gjasa qė nė momentin e fundit, para mbledhjes nė Kombet e Bashkuara, tė arrihet njė kompromis ose pajtim i rėndėsishėm. BBC: Por, nė Beograd ėshtė thėnė shumė herė se duan tė bisedojnė pėr rezolutėn, por se nuk do tė bėjnė asesi kompromise pėrtej 'vijės sė kuqe'? Ēfarė kompromisi mund tė arrihet nėse Beogradi nuk heq dorė nga sovraniteti mbi Kosovėn? Shkėlzen Maliqi: Me tė vėrtetė nuk ėshtė e qartė deri ku mund tė shkojė fleksibiliteti i Serbisė. Pėr momentin ėshtė esenciale fakti se, si duket, tė gjitha shtetet anėtare tė BE-sė e kanė gjetur mė nė fund gjuhėn e pėrbashkėt rreth Kosovės. Projekti i rezolutės kompromise qė do ti ofrohet Beogradit, thuhet se pėrkrahet edhe nga shtetet e BE-sė qė ende nuk e kanė njohur Kosovės. Me gjasė, risia e kėtij dokumenti konsiston nė atė se vetėm i lė anash dy pjesėt problematike nė rezolutėn e Serbisė, atė ku vihet nė pikėpyetje shpallja e pavarėsisė sė Kosovės, si dhe qė negociatat mes Serbisė dhe Kosovės tė jenė tė hapura pėr tė gjitha ēėshtjet, pra edhe pėr statusin. Nė Serbi dėgjohen komentet se pa kėto dy kėrkesa rezoluta edhe nuk do tė ketė fare kuptim. Por, diplomatėt mbase kanė gjetur propozimet qė mundėsojnė interpretimet e ndryshme, ku edhe Beogradi do tė mund tė ketė njė lloj satisfaksioni pėr qėndrimet e veta. BBC: Po, ka edhe mendime se Beogradi po shkon deri nė fund me qėllim qė nesėr, nė planin e brendshėm, tė aryetohet nė stilin "kaq mundėm, nuk i bihet murit me kokė". Shkėlzen Maliqi: Beogradi ka mundur ta thotė kėtė edhe pas vendimit tė GjND-sė, por si duket po e sheh edhe njė hapėsirė manovruese pėr tė kėrkuar kompensim. Beogradi ėshtė i vetėdijeshėm se e ka humbur Kosovėn si tėrėsi, por mendon se mund tė pėrfitojė diēka nga vazhdimi i bisedave, p.sh. qė tė ndahet Veriu i Kosovės, ose tė sigurohet njė autonomi mė e gjerė pėr serbet nė veri. BBC: Pjesėmarrja e Prishtinės nuk ėshtė shumė e dukshme nė kėto zhvillime diplomatike. Megjithatė, sipas mendimit tuaj, cilat mund tė jenė pėrfitimet e Kosovės nė kėtė proces? Shkėlzen Maliqi: Kosova ka pėrfituar shumė me vendimin e GJND-sė, dhe kjo qė po ndodh tashti mes Brukselit dhe Beogradit ėshtė njė proces i sqarimit definitiv tė situatės, ku Serbia duhet tė zgjedhė mes dy opsioneve tė papajtueshme: o do tė zgjedhė integrimin nė BE duke e pranuar pavarėsinė e Kosovės, o do tė mbetet kėmbėngulėse nė qėndrimin se e ka tė drejtėn sovrane mbi Kosovėn.
Kuptohet, Kosova nuk mund tė bėjė diēka mė tepėr me forcat e veta, por e ka pėrkrahjen e Perėndimit, dhe tani sikur ėshtė ngjallur edhe procesi i njohjeve tė pavarėsisė, qė pėr disa muaj ishte bllokuar te numri 69. Pas njohjes nga ana e Hondurasit dhe Katarit, dhe paralajmėrimeve pėr njohje tė reja, po fuqizohet ajo traseja tjetėr e imponimit tė shtetit tė Kosovės si njė realitet i pashmangshėm nė marrėdhėniet ndėrkombėtare. Sa mė shumė njohje, aq mė i pakthyeshėm bėhet procesi, dhe pėr aq mė shumė edhe do tė zbuten dhe zhduken rezistencat qė Kosova tė bėhet anėtare e barabartė e tė gjitha institucioneve ndėrkombėtare, duke filluar nga Kombet e Bashkuara. BBC: Tė gjithė thonė se Prishtina e Beogradi duhet tė bisedojnė, por shtrohet pyetja si do tė bėhet kjo, kur tė dyja palėt insistojnė, siē e pėrmendėt edhe ju mė herėt, nė 'vijat e kuqe' pėrtej tė cilave thonė se nuk dalin? Shkėlzen Maliqi: Mendoj se dy vijat e kuqe janė tė pakrahasueshme. Pėr Kosovėn vija e kuqe ėshtė Plani i Ahtisaarit, dhe mendoj se ky ėshtė
dėshmuar si njė plan mjaft fleksibėl, pasi iu ka dhėnė koncesione dhe tė drejta bukur tė mėdha serbėve tė Kosovės. Dhe kjo
edhe ėshtė dėshmuar nė praktikė nė ato komuna tė reja, ku serbėt po integrohen nė institucionet dhe sistemin e Kosovės sė
pavarur. Megjithatė, Kosova ndoshta edhe do tė mund tė gjente ndonjė mundėsi shtesė pėr fleksibilitet, por kjo nuk do tė duhej
tė cėnonte assesi esencėn e Planit Ahtisari dhe tėrėsinė territoriale tė Kosovės. BBC: Por, Grupi Ndėrkombėtar i Krizave (GNK), si njė organizatė ndėrkombėtare me ndikim, ka dalė me njė raport tė debatueshėm pėr zgjidhjen e ēėshjes sė Veriut tė Kosovės. Si i shikoni variantet e ofruara nga GNK-ja pėr zgjidhjen pėrfundimtare tė problemit? Shkėlzen Maliqi: GNK ka pasur nė tė kaluarėn shumė raporte paralajmėruese dhe profetike. Uroj qė ky raport tė mos jetė i tillė, sepse rekomandon m'u ato solucione qė i kėrkon Serbia, qė revidojnė Pakon e Ahtisarit. Ndarja e Kosovės, ose kompensimi i territoreve ėshtė variant i rrezikshėm, sepse me kėtė do tė afirmohej precedenti i copėtimit tė shteteve sovrane, qė Serbia dhe Rusia e kundėrshtojnė me plotė retorikė, por nė praktikė janė shkelės tė kėtij parimi. Merreni vetėm rastin e dy provincave tė Gjeorgjisė qė janė pavarėsuar me ndihmėn e ushtrisė ruse. Kėshtu, ndarja e Kosovės do tė kishte pasoja zinxhirore edhe nė rajon edhe nė botė. Rasti i Kosovės duhet tė mbetet sui generis, sepse ėshtė pasojė e shpėrbėrjes sė njė federate, e cila ka qenė subjekt i sė drejtės ndėrkombėtare, dhe po kėshtu populli i Kosovės i ėshtė nėnshtruar njė represioni tė hatashėm shtetėror, qė edhe ėshtė sanksionuar nga bashkėsia ndėrkombėtare pėrmes njė intervenimit humanitar.
BBC: Megjithatė, edhe vetė sikur thatė se Prishtina mund tė detyrohet 'tė japė diēka mė shumė' se plani Ahtisaari. Ėshtė vėrtetė e mundshme kjo dhe ēfarė mund tė japė? Shkėlzen Maliqi: Nėse pėr kėtė do tė ekzistonte njė pajtim i faktorėve kyē ndėrkombėtarė, atėherė ndoshta edhe Prishtina do tė bėhej fleksibėl, por shpresoj se nuk do tė kalohej vija e kuqe e koncesionit territorial. Por, unė nuk po shoh se SHBA-tė dhe BE, kanė njė pajtim rreth kėsaj. Kėshtu qė Kosova nuk do tė duhej tė jepte asgjė pėrtej vijės sė kuqe. Mund tė tregojė fleksibilitet nė ndonjė ēėshtje qė nuk e rrezikon stabilitetin dhe integritetin territorial. Pėr kėtė mbase edhe do tė duhej tė mbahen bisedimet shtesė. Vetėm se asnjė koncesion i ri nuk do tė duhej tė pranohej pa ndryshimin e politikės sė Beogradit, tė mos i pėrkrahė mė institucionet paralele serbe nė Kosovė, dhe tė pranojė pavarėsinė e Kosovės si realitet. Mundet Serbia tė mbajė njė qėndrim intern se ėshtė sovrane e Kosovės, por nuk duhet tė pengojė mė nė asnjė mėnyrė pjesėmarrjen e Kosovės nė bashkėpunimin rajonal dhe nė institucionet ndėrkombėtare politike, ekonomike, kulturore deri te sporti. Ndonėse do tė ishte mė e mira edhe pėr vetė Beogradin qė ta njeh pavarėsinė e Kosovės, duke heq kėshtu njė barrė qė pengon zhvillimin dhe mirėqenien e vetė Serbisė. |
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||