|
Bisedime BE-Beograd pėr rezolutėn
|
|||||||||||||||||||||||
Bashkimi Evropian ka vazhduar kontaktet e tij me Beogradin zyrtar, pėr harmonizimin e njė teksti tė njė Rezolute tė re pėr
Kosovėn, qė do tė mund tė paraqitej gjatė javės nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė OKB-sė.
Njė pėrpjekje e fundit e BE-sė, pėr ndryshimin e Rezolutės serbe, pritet tė ndėrmerret tė martėn nė mbrėmje, kur nė Bruksel shefja e diplomacisė evropiane, Catherine Ashton, do tė takojė presidentin serb Boris Tadiq. Kontaktet mes Brukselit dhe Beogradit zyrtar me qėllim tė pėrafrimit tė qėndrimeve rreth njė dokumenti tė pėrbashkėt qė do tė mund tė paraqitej nė OKB, nga mesi i kėsaj jave, pritet tė intensifikohen edhe mė shumė gjatė ditės sė hėnė, nė prag tė njė takimi tė nivelit tė lartė BE-Beograd. Zyrtarė tė BE-sė i thanė BBC-sė se kontaktet me Beogradin dhe Prishtinėn, pas vendimit tė GJND-sė, janė shpeshtuar dhe nė veēanti po punohet pėr tė gjetur njė zgjidhje pėr Rezolutėn serbe tė paraqitur nė Asamblenė e Pėrgjithshme, qoftė pėrmes hartimit tė njė Rezolute tė re, qoftė me ndryshimin e pjesėve tė asaj qė ėshtė dorėzuar nė OKB. Zyrtarėt evropianė thonė se po bėhen pėrpjekje pėr tė ndryshuar qasjen e Rezolutės serbe ndaj mendimit tė GJND-sė dhe posaēėrisht thirrjen pėr bisedime pėr statusin e Kosovės, qė pėr shumė vende anėtare tė BE-sė dhe SHBA-nė ėshtė i pėrmbyllur. Pėrpjekja e fundit pėr harmonizimin e qėndrimeve ndėrmjet Burkselit dhe Beogradit pritet tė bėhet tė martėn, kur do tė duhej tė takoheshin baronesha Catherine Ashton dhe presidenti serb Boris Tadiq. Ky i fundit ka deklaruar se mund tė arrihet njė kompromis pėr rezolutės, megjtihėse thuhet se tash pėr tash qėndrimi serb pėr Kosovėn nuk ka ndryshuar. Autoritetet serbe thonė se nuk e pranojnė pavarėsinė e Kosovės dhe duan tė hapin sėrish bisedat pėr statusin e saj me qėllim tė siē thuhet arritjes sė njė kompromisi. Qėndrimi serb ndėrkaq ėshtė parė mė shumė si pėrpjekje e Beogradit zyrtar pėr tė pėrshpejtuar procesin e integrimit evropian
tė Serbisė, megjithėse vlerėsohet se Brukseli ua ka bėrė me dije autoriteteve serbe se pėrplasjet me BE-nė do tė mund ta ngadalėsojnė
kėtė proces. |
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||