BBCAlbanian.com
 
Botuar: E shtunė, 04 shtator 2010 - 09:29 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Hondurasi njeh pavarėsinė e Kosovės
 
Ministri i Jashtėm i Kosovės
Konfirmimin e mori ministri Hyseni
Republika e Hondurasit ka shpallur zyrtarisht njohjen e Republikės sė Kosovės.

Hondurasi ėshtė vendi i 70-tė dhe i pari pas Opinionit Kėshillimor tė GJND-sė qė njeh shtetin e ri tė Kosovės.

Vendimi i ėshtė komunikuar tė premten gjatė njė bisede telefonike Ministrit tė Jashtėm tė Republikės sė Kosovės, Skėnder Hyseni nga Ministri i Jashtėm i Republikės sė Hondurasit, Mario Canahuati.

Dy homologėt kanė rėnė dakort pėr tė filluar procedurat pėr vendosjen e marrėdhėnieve diplomatike midis dy vendeve.

Tirana nė ndihmė

Ky vendim vjen menjėherė pas vizitės zyrtare qė ministri i Jashtėm i Shqipėrisė, Ilir Meta zhvilloi nė Honduras

Z. Meta ėshtė duke pėrfunduar njė vizitė intensive ne Amerikėn Qendrore duke synuar pikėrisht zgjerimin e njohjeve pėr Kosovėn.

Aktiviteti diplomatik i Shqipėrisė zhvillohet paralelisht me bisedimet e Serbisė me faktorė ndėrkombėtarė lidhur me rezolutėn serbe tė dorėzuar nė OKB ku nėnvizohet mosnjohja e pavarėsisė sė Kosovės nga Beogradi.

Zv. kryeministri dhe Ministri i Punėve tė Jashtme, tė Shqipėrisė Ilir Meta e pėrshėndeti nga kryeqyteti i Hondurasit zyrtarizimin e kėtij vendimi.

Ai e cilėsoi atė si njė hap tė rėndėsishėm pėr mbarėvajtjen e paqes dhe stabilitetit nė rajonin e Ballkanit.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>