BBCAlbanian.com
 
Botuar: E premte, 03 shtator 2010 - 10:40 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Pėrpjekjet pėr paqe transferohen nė terren
 
Presidenti palestinez Abbas dhe kryeministri izraelit Netanyahu
Bisedimet direkte do tė rinisin nė Lindjen e Mesme pas dy javėsh.
Misionari i posaēėm i Shteteve tė Bashkuara pėr Lindjen e Mesme, George Mitchell, i ka pėrshkruar si konstruktive bisedimet direkte pėr paqe mes Izraelit dhe palestinezėve.

Nė Uashington u zhvilluan bisedimet e para direkte mes palėve prej afro dy vjetėsh.

Udhėheqėsit izraelitė e palestinezė janė marrė vesh tė takohen sėrish nė Lindjen e Mesme pas dy javėsh.

Redaktori i BBC-sė pėr ēėshtjet e Lindjes sė Mesme, Jeremy Bowen qė i ka ndjekur bisedimet nė Uashington thotė se amerikanėt e kaluan pengesėn e parė. Ai citon njė zyrtar tė ketė thėnė se "u arrit qė udhėheqėsit tė mos zihen me karrike".

Periudha pas takimit

Prej kėtij momenti puna bėhet mė e vėshtirė.

Nė Izrael, shumė nga ministrat e kabinetit tė zotit Netanyahu janė kundėr lėshimeve pėr palestinezėt.

Nė krahun palestinez, njė ēėshtje e rėndėsishme ka tė bėjė me veprimet e mėtejshme tė Hamasit. Nėse Hamas ėshtė nė gjendje tė pėrdorė dhunė pėr njė kohė tė gjatė, sikurse pretendon, atėherė ky grup mund tė vėjė veton nė rrjedhat e mėtejshme tė ngjarjeve.

Nė tė shkuarėn, problemet nė tryezėn e bisedimeve dhe gjakderdhja nė rrugė janė ndėrthurur dhe kanė ēuar nė prishjen e negociatave, kujton Jeremy Bowen i BBC-sė.

Lajmet nga terreni

Sipas njoftimeve mė tė fundit, militantėt palestinezė kanė thėnė se do t'i intensifikojnė sulmet mbi objektivat izraelite.

Njė zėdhėnės i Hamasit tha se 13 grupe kishin bashkuar forcat pėr tė nisur atė qė ai e cilėsoi si "njė valė sulmesh mė efikase".

Nė fillim tė kėsaj jave, katėr izraelitė u vranė me armė zjarri nė Bregun Perėndimor.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>