|
Jakshiq: Kosova e pavarur realitet qė do pranuar
|
|||||||||||||||||||||||
Boshko Jakshiq, njė analist i njohur nga e pėrditshmja serbe Politika, thotė pėr BBC-nė se duhet tė vendoset dialogu mes Beogradit
dhe Prishtinės nė mėnyrė qė Serbia tė pranojė realitetin e ekzistimit tė Kosovės sė pavarur.
Ai mendon se mostėrheqja e rezolutės sė paraqitur nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara do tė arsyetonte nė planin e brendshėm politikėn e Beogradit pėr ndryshimin e politikės ndaj Kosovės. Me analistin Boshko Jakshiq bisedoi Seladin Xhezairi dhe fillimisht e pyeti se cili do tė jetė efekti i presionit diplomatik gjermano-britanik mbi Beogradin lidhur me projektrezolutėn e debatueshme serbe tė paraqitur pėr Kosovėn nė Kombet e Bashkuara? Jakshiq: Mė duket se me kėtė perspektiva afatshkurtėr nuk ka ndryshuar aspak, sepse sikurse dihet, pa marrė parasysh ndėrhyrjen e tė dy ministrave, Beogradi nuk hoqi dorė nga rezoluta ose ndryshimi i saj nė Kombet e Bashkuara, kėshtuqė kursi i pėrplasjes ėshtė i pranishėm edhe mė tej. Kjo po tė shikohet nga kėndi i perspektivės afatshkurtėr. Mė duket se nėse flasim pėr njė afat tė mesėm, absolutisht se do tė duhet tė vendoset dialogu mes Beogradit dhe Prishtinės nė mėnyrė qė Beogradi tė pranojė realitetin e ekzistimit tė Kosovės sė pavarur. BBC: Si e mendoni kėtė? Jakshiq: Do tė bėhej njė koncesion ndaj Beogradit se nuk ėshtė i detyruar qė kėtė ta bėjė publikisht, tė mos kėrkohet nga politikanėt nė Beograd qė ta njohin Kosovėn, por tė nis respektimi i realitetit tė jetės, i realitetit nė terren, dhe kjo pastaj do tė hapte mundėsinė e gjithė gamės sė kontakteve tė tjera. BBC: Media e Beogradit dhe ajo e Prishtinės shkruajnė se, me ndėrmjetėsimin e Spanjės, Serbia megjithatė do tė heq dorė nga rezoluta tashmė e paraqitur nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara. Si iu duket kjo? Jakshiq: Sa mė pėrket mua, kjo rezolutė nė njėfarė mėnyre ishte edhe e panevojshme, por nė situatėn nė tė cilėn ndodhen politikanėt nė Beograd, mė duhet tė pranoj se ata do tė kishin njė alibi mė tė mirė nėse e mbrojnė rezolutėn. Me fjalė tė tjera, mund tė themi se ndoshta dhe me kokėfortėsi duhet tė shkojnė deri nė fund, tė vazhdojnė politikėn qė pėr shumėēka ėshtė e gabueshme, por tė paktėn tė mbeten konsekuent, sepse nėse tani heqin dorė nga rezoluta do tė humbasin tek elektorati i tyre. Sado qė tė tingėllojė kjo paradoksale, pėr ta ėshtė mė e madhe mundėsia qė pas shuplakėės qė morėn me mendimin e Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė, tani tė pasojė edhe njė shuplakė ose njė qortim tjetėr. Kjo tė jetė ajo alibia nė mėnyrė qė politikanėt tė dalin e tė thonė: "popull, ne bėmė gjithēka dhe tani ėshtė evidente se duhet tė bėjmė kthesė"... Natyrisht, kjo nėnkupton se me siguri do tė evitohej shtrimi i pyetjeve pse vite me radhė u zhvillua njė politikė e tillė e gabueshme lidhur me Kosovėn, sepse kjo nuk ka tė bėjė vetėm me kėtė qeveri, por edhe me atė tė kaluarėn, ka tė bėjė natyrisht edhe me Millosheviqin, dhe mė herėt. BBC: Ju mbroni mendimin se Beogradi duhet tė njohė Kosovėn si realitet. A ėshtė e mundshme kjo duke marrė parasysh se autoritetet nė Beograd pėrsėrisin me kokėfortėsi se nuk do tė kapėrcehet ajo qė ata e quajnė vijė e kuqe? Jakshiq: Shtrohet pyetja se ēfarė nėnkuptohet me njohjen dhe pranimin e realitetit, formalisht e juridikisht. Mendoj se kėsi guximi nuk ka, edhe pse ai do tė kontribuonte mė sė shumti nė marrėdhėniet e fqinjėsisė sė mirė dhe nė atė qė emėrtohet si stabilizim i rajonit dhe pėr evitimin e njė pike tė mundshme neuralgjike. Pra, formalisht kėtė nuk e pres, por absolutisht e pres njohjen e realitetit nė atė mėnyrėn qė e kėrkon jeta me qėllim tė hapjes sė dialogut lidhur me ēėshtje tė ndryshme, nga vendkalimet kufitare e deri tek shpėrndarja e energjisė elektrike, telekomi, ēėshtje kėto qė u tregua se mund tė krijojnė tensione e konflikte. Me fjalė tė tjera, duhet tė punohet pėr eliminimi e tyre nė nivel praktik. BBC: Zoti Jakshiq, si i shikoni opsionet e fundit tė paraqitura nga Grupi Ndėrkombėtar i Krizave. Mund tė jenė zgjidhje? Jakshiq: Nė ato pėr ēka flet Grupi Ndėrkombėtar i krizave ka elemente qė ėshtė evidente se qėndrojnė. Nėse kur flitet pėr eksterritorialitetin e manastireve ortodokse do tė zgjidhet kjo sipas modelit tė Hebronit ose pėrmes tė ashtuquajturave rrugė tė sigurta qė shpiejnė deri tek manastiret. Ėshtė evidente se Beogradi duhet tė fitojė diēka pėr tė kapėrcyer kėtė dhe kjo do tė ishte njėfarė shkalle e lartė e autonomisė pėr veriun e Kosovės. Sa u pėrket enklavave nė jug tė lumit Ibėr, unė personalisht nuk kam kurrfarė brenge, sepse shumė shpesh kėtu harrohet se kujdesi pėr pakicat ėshtė detyrimi i dytė, respektivisht qė nė fjalinė e dytė tė Planit tė Ahtisarit flitet pėr kėtė nė mėnyrė eksplicite dhe iu urdhėrohet autoriteteve nė Prishtinė qė doemos tė respektojnė tė drejtat e minoriteteve. Prandaj unė mendoj se ėshtė plotėsisht e logjikshme qė shteti i pavarur i Kosovės pėr kėtė ėshtė mėse i interesuar. Ėshtė nė interes tė tij tė respektojė tė drejtat e pakicave pikėrisht pėr tė dėshmuar edhe integritetin dhe sovranitetin e tij. Kėshtuqė nė propozimin e Grupit Ndėrkombėtar tė krizave kėto janė ato tre elementet qė shėnojnė dhe i a hapin dyertė Beogradit pėr arritjen e njė marrėveshjeje. BBC: Si zgjidhje, a mund tė shtrohet nė tavolinė edhe ndarja e Kosovės? Jakshiq: Prej moti personalisht kam konsideruar se ndarja e Kosovės ėshtė e vetmja formulė e suksesit. Ėshtė i ashtuquajturi variant "lose-lose", varianti pa fitues. Pra, nėse secili humb atėherė nė njė mėnyrė vendoset njėfarė drejtėsie. Mirėpo, nėse Serbia e ka humbur Kosovėn, ashtu sikundėr thuhet, ėshtė evidente se nė kėtė moment nuk ekziston gatishmėria pėr ndarje tek ato fuqi qė garantuan dhe sollėn pavarėsinė e Kosovės, por kjo nuk pėrjashton mundėsinė se ndoshta vetė jeta, me kalimin e kohės, pėrmes njė autonomie tė shkallės sė lartė tė veriut tė Kosovės, do tė ēojė drejtė ndarjes. Mirėpo, duket se nė kėtė moment kjo nuk ėshtė zgjidhja qė do tė mund ta shikonim nė horizont. BBC: Nė kėtė moment, Grupi Ndėrkombėtar i Krizave pėrmend edhe mundėsinė e shkėmbimit tė territoreve dhe tė njerėzve. Si ju duket ky opsion, i mundshėm? Jakshiq: Mundėsia e shkėmbimit tė territorve do tė ishte njė vendim shumė i guximshėm. Mirėpo, po tė kemi parasysh atmosferėn qė nė
Serbi ėshtė krijuar vite me radhė se "Kosova ėshtė fjala mė e shenjtė serbe me tė cilėn nuk mund tė bėhet tregti", atėherė
rezulton se ky opsion nė masė tė madhe ėshtė jashtė loje, edhepse nė terma praktike, nėse e dimė se edhe diplomacia e lartė
shumė shpesh ėshtė tregti, ajo do tė mund tė zgjidhte shumė ēėshtje. Kam frikė se ky guxim pėr shkėmbim tė territoreve mungon
si nė Beograd ashtu dhe nė Prishtinė. |
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||