|
Libri i Toni Blerit dominon sot shtypin britanik
|
|||||||||||||||||||||||
Fragmente nga libri i Toni Blerit t me titull "Njė udhėtim" ndodhen nė faqet e para tė shumicės sė gazetave britanike, shumė
prej tė cilave i kushtojnė kėtij libri edhe faqe tė tjera tė brendshme.
E pėrditshmja Daily Telegraph ka njė foto tė Toni Blerit tė kohės kur ai ishte kryeministėr me pasardhėsin e tij, Gordon Brown , tė dyte duke shikur nė drejtime tė kundėrta. Ajo mban titullin, "Gordon Brown u pėrpoq tė mė bėnte shantazhi - thotė Bleri". E njejta e pėrditshme thotė se nė libėr Toni Bler fajėson pasardhėsin e tij pėr humbjen e zgjedhjeve tė kaluara. Ai gjithashtu thotė se princesha Diana ka qenė manipuluese ndėrsa Mbretersha Elisabeta e Dytė - thote Daily Telegraph. Njė e pėrditshme tjetėr Guardian mbi njė portret tė madh tė Toni Blerit ka titullin : "E dija se kryeministri Brown do tė jetė fatkeqėsi pėr partinė tonė. Guardian citon zoti Bler pėrmes librit tė tij tė ketė thėnė se Gordon Brown kishte njė inteligjencė analitike absolute por njė inteligjencė emocionale zero. Sa i pėrket gjasave tė rikthimit nė pushtet tė partisė sė tij laburiste zoti Bler thotė se nėse ata fokusohen nė kritika ndaj qeverisė rreth shkurtimeve ata nuk do t'i fitojnė zgjedhjet e ardhshme. E pėrditshmja Times sjell kėtė titull "Bler: pse humbėn laburistet?". Gazeta sjell fragmente tė ndryshme nga libri lidhur me ēėshtje nga ato ekonomike apo tė luftėrave nė Irak dhe Afganistan e deri tek disa mė personale. Toni Bler thotė pėr vehten se zemra e tij gjithmonė ka rrahur progresivisht ndėrsa nga ana tjetėr shpirti i tij gjithmonė ka qenė dhe do tė jetė shpirt kundėrshtimi. Sa i pėrket krizės ekonomike zoti Bler nė librin e tij thotė se roli i qeverisė ėshtė qė ta stabilizojė atė dhe pastaj shpejt tė largohet nė njė mėnyrė sa mė tė arsyeshme qė ėshtė e mundur sipas kritereve ekonomike. E pėrditshmja Independent sjell titullin nė faqe tė parė "Fundi i Udhėtimit" qė ėshtė njė lojė me titullin e librit tė tij. Zoti Bler pėr ministrin e tij tė financave dhe mė vone pasardhėsin e tij Gordon Brown thotė se nė disa momente ka qenė ēmendurisht i vėshtirė por se gjithashtu ka qenė i fuqishėm, i aftė dhe briliant dhe se ai e kishte respektuar atė pėr kėto cilėsi. Sa i pėrket rolit tė tij nė luftėrat nė Irak dhe Afganistan zoti Bler thotė se ushtarėt kanė vdekur dhe se ai qė ka marrė
vendimin pėr kėto luftėra ende ėshtė gjallė. |
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||