![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
||||||||||||||||||
![]() |
![]() |
|||||||||||||||||||||||
|
Rrahje mes basketbollistëve serbë e grekë
|
|||||||||||||||||||||||
Një incident i rëndë ka mbyllur ndeshjen mes përfaqësueses kombëtare të Serbisë dhe asaj të Greqisë në turneun për kupën Akropolis
të zhvilluar të enjten në Athinë.
Lojëtarët serbë të pakënaqur me një vendim të arbitrit janë munduar të qërrojnë hesapet fizikisht me baskebollistët e përfaqësueses greke. Në rrëmujën e shkaktuar me këtë rast, kapiteni i përfaqësueses së Serbisë Nenad Kërstiq ka qëlluar me karrige qendërsulmuesin e ekipit kundërshtar grek Janis Barucis. Korrespondenti i BBC-së në Athinë njofton se pas kësaj, policia greke ka marrë në pyetje basketbollistin serb, duke ngritur ndaj tij edhe kallëzim për incidentin e shkaktuar. "Kjo është e shëmtuar, por ndodh në sport. Konflikti ishte i panevojshëm," - citohet të ketë deklaruar Kërstiq pas lirimit nga arresti, duke shpjeguar se është munduar t'i kërkojë falje basketbollistit grek. Media serbe njofton se për lirimin e ishte angazhuar edhe ministria e Sportit e Serbisë e cila rastësisht kishte qëlluar në Athinë. |
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||
|