BBCAlbanian.com
 
Botuar: E diel, 15 gusht 2010 - 14:02 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Franca fillon deportimin e romėve nga lindja
 

 
 
Romė nė Francė
Franca thotė se kampet u shkatėrruan nė luftėn kundėr krimit
Zyrtarė tė lartė tė qeverisė rumune vizitojnė Francėn kėtė javė pėr tė diskutuar planet franceze pėr tė nxjerrė jashtė vendit, mijėra shtetas me origjinė rome apo cigane.

Vendimi i qeverisė franceze ėshtė kritikuar ashpėr nga komisioni i OKB-sė pėr eleminimin e diskriminimit racor.

Gjatė dy javėve tė fundit, janė mbyllur rreth 40 vendbanime tė romėve nė qytetin Lion dhe pranė Parisit.

Sipas ministrit tė Brendshėm, rreth 700 romė nga Bullgaria dhe Rumania do tė kthehen nė atdhe me avionė specialė.

Ky vendim vjen pasi presidenti francez njoftoi muajin e kaluar se udhėtarėt romė, pėrbėnin njė rrezik sigurie pėr Francėn dhe kampet e paligjshme do tė mbylleshin nė kuadėr tė "luftės kundėr krimit".

Grupe pėr tė drejtat e njeriut, vlerėsojnė se gati 50 mijė romė nga Bullgaria dhe Rumania mund tė preken nga vendimi.

Si shtetas tė Bashkimit Evropian, romėt kanė tė drejtė tė qėndrojnė nė njė vend tė BE-sė deri nė 3 muaj, nėse nuk kryejnė krime dhe kanė mjete pėr tė mbajtur veten.

Ministrat nė qeverinė rumune pėrgjegjės pėr Rendin Publik dhe Riintegrimin zhvillojnė kėtė javė bisedime nė Paris.

Pala franceze kėrkon garanci se personat e deportuar nuk do tė lejohen tė rikthehen nė Francė

Siē ka ndodhur edhe me probleme tė ngjashme me Francėn dhe Italinė, zyrtarėt rumunė duken tė ndarė mes mbrojtjes sė tė drejtave tė shtetasve tė tyre dhe bashkėpunimit pėr tė parandaluar dėmin i shaktohet imazhit tė Rumanisė.

 
 
LOKALE
Romėt e Shqipėrisė ende mes problemeve
09 prill 2010 | Faqja Kryesore
Zgjerimi i Novobėrdės ngre shqetėsime
06 nėntor 2009 | Faqja Kryesore
Sa ka ndryshuar mentaliteti ndaj romėve
03 shtator 2008 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>