BBCAlbanian.com
 
Botuar: E shtunë, 14 gusht 2010 - 13:15 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Rritet numri i viktimave në Pakistan
 
Viktimat e përmbytjeve në Pakistan
Raportohet rasti i parë i kolerës në Lëndinën e Swatit
Autoritetet në Pakistan thonë se 20 milion njerëz janë prekur nga përmbytjet e mëdha të cilat kanë shkaktuar vdekje dhe shkatërrim.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ditë më parë raportoi se përmbytjet e këtij viti në Pakistan ishin më të tmerrshmet e këtyre 80 viteve të fundit dhe se 14 milion njerëz ishin prekur prej tyre, numri i të vdekurve ishte 1 600.

Njoftimi se numri i viltimave të përmbytjeve është edhe më i madh u bë nga kryeministri Yousuf Raza Gilani në një fjalim që mbajti për Festën e Pavarësisë.

Pakistani sot feston 63 vjetorin e pavarësisë nga Britania e Madhe. Festimet nuk do të jenë aq të mëdha sa në vitet e tjera.

Ai tha se ende ka mjaft viktima tek të cilat ndihma humanitare nuk ka mundur të depërtojë por qeveria 'nuk do të linte gur pa lëvizur' deri sa të arrite tek ta.

Zyrtarë të lartë pakistanezë më parë kritikuan atë që ata e quajtën 'një reagim i ngadaltë' i comunitetit ndërkombëtar për katastrofën në Pakistan.

Agjensitë e ndihmës humanitare kanë bërë paraljamërime të reja për problemt e shëndetit si pasojë e mungesës së ujit të pastër. Është raportuar një rast më kolerë.

Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon pritet të vizitojë vendin gjatë fundjavës.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>