BBCAlbanian.com
 
Botuar: E premte, 13 gusht 2010 - 09:30 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Në Pakistan priten përmbytje të reja
 
Pamje nga përmbytjet në Pakistan
Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar një përmbytje të dytë
Zyrtarët pakistanezë kanë paralajmëruar se niveli i ujit në lumin Indus po rritet dhuke krijuar shqetësim se do të ketë përmbytje të reja.

Një zëdhënëse tha se kjo do të thotë edhe më shumë vuajtje për popullin pakistanez.

Sipas OKB-së, përmbytjet kanë prekur jetën e 14 milion njerëzve. Numri i të vdekurve të konfirmuar deri tani ësht 1 600.

Doktorët në kampet e ngritura në provincën e Punjabit janë tepër të shqetësuar për përhapjen e sëmundjeve.

Ndërkohë politikanët kanë premtuar se shpërndarja e ndihmës për viktimat do të jetë transparente .

Situata humanitare

Ditën e enjte ministri i Ushqimit në Pakistan ka thënë se mjaft nga rezervat e drithërave të vendit mund të jenë dëmtuar nga përmbytjet.

Nazar Muhammad Gondal i tha BBC-së se dëmet në infrastrukturë të shkaktuar nga musonet e kanë vështirësuar furnizimin me ndihma.

Ai i kërkoi ndihmë komunitetit ndërkombëtar.

OKB-ja bëri të mërkurën një apel për më shumë se 450 milion dollarë për personat e prekur nga përmbytjet në Pakistan.

Kjo shumë është e nevojshme për ndihmë të menjëhershme në tre muajt e ardhshëm.

Alarm për ndihmë

Agjencitë e ndihmës në Pakistan kanë paralajmëruar se nëse nuk rritet ndihma ndërkombëtare për viktimat e përmbytjeve në Pakistan, shumë jetë rrezikohen.

Ministri i parë i zonës të prekur më rëndë, në provincën Kajber Pakhtunkua, theksoi mbështetjen që i është dhënë komunitetit ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit.

Nëse komuniteti ndërkombëtar nuk ndihmon tani, tha ai, të mos pres "të mira" prej tyre.

Korrespondenti i BBC-së në Islamabad tha se kishte parë fshatarë qe largoheshin nga shtepite duke marrë me vete sa mundin.

Ai kishte parë edhe njerëz të tjerë që kishin mbetur të izoluar në majë të çative të shtëpive.

Shirat e rrëmbyeshëm që vazhduan shkaktuan një tjetër valë përmbytjesh, duke penguar përpjekjet për ndihmë në Pakistanin verio dhe në rajonin Punxhab

 
 
LOKALE
Vazhdojnë shirat në Pakistan
06 gusht 2010 | Faqja Kryesore
Lidhjet me Pakistanin "të pathyeshme"
06 gusht 2010 | Faqja Kryesore
Pakistani rrit nivelin e gatishmërisë
05 gusht 2010 | Faqja Kryesore
Miliona preken nga vërshimet
03 gusht 2010 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>