BBCAlbanian.com
 
Botuar: E mërkurë, 11 gusht 2010 - 09:41 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Agjensitë humanitare japin alarmin në Pakistan
 
Pamje nga përmbytjet në Pakistan
Ujrat nga përmbytjet po lëvizin drejt jugut të vëndit duke shkaktuar dëme të mëdha
Agjensitë e ndihmës humanitare në Pakistan po paralajmërojnë se nëse nuk rritet ndihma ndërkombëtare në mënyrë të dukshme dhe të menjëhershme akoma më shumë jetë njerëzore do të jenë në rrezik.

Ujrat nga përmbytjet po lëvizin drejt jugut të vëndit çdo orë dhe zona të reja po përmbyten duke shkaktuar shkatërrime masive.

Korrespondenti i BBC në Islamabad thotë se ka parë fshatarë që largohen nga shtëpitë e tyre duke marrë me vete çka të mundin.

Ndërkohë që shumë të tjetrë kanë mbetur në majë të çative të shtëpive të tyre.

Një zëdhënës i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare në islamabad, Maurizio Giuliano tha për BBC se

"Ata që kanë nevojë për ndihmë humanitare ka gjasa të shkojnë në afro 6 milionë vetë a më shumë.

Kjo është shifër më e madhe se e atyre që janë prekur nga fatkeqësitë në Haiti apo nga tërmetin e Azinë juglindore në 2005-ën.

Gjashtë milionë është shumë më e madhe se e atyre që kanë nevojë për asistencë, pas këtyre dy tërmeteve.

Edhe pse mund të mos jetë e njëjta lloj ndihme, mundet që intensiteti i dëmtimeve të jetë më i ulët, sërish numri i atyre që kërkojnë ndihmë është shumë i lartë".

Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, është kthyer në vend pas një vizite të debatueshme në Britani dhe Francë gjatë kohës së permbytjeve.

Zona e prekur më rëndë është në veriperendim të Pakistanit, ku që prej dy javësh kanë rënë shira të rrëmbyeshëm e shoqëruar me përmbytje të përsërtishme prej lumenjve që burojnë nga malet përfshirë edhe Luginën Sat.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>